Me gjithçka që po thuhet në shtyp, në lidhje me Coronavirusin, jemi të kënaqur që Dr. Andrew Fabich nga Truett McConnell University, me mirësjellje na lejoi të printonim blogun e tij të fundit, si një reagim shkencor paraprak. Më shumë të dhëna do të vijnë, ndërsa situata shpaloset në vazhdim.
Në datën 4 mars 2020, në orën 11:50 paradite, janë konfirmuar 94,383 raste të prekur nga coronavirusi dhe 3,221 të vdekur, në mbarë botën. Virusi goditi botën si një stuhi, kur kinezët filluan të raportonin për një virus misterioz, i cili shkaktonte simptoma si ato të pneumonisë dhe po infektonte shumë qytetarë. Tani, ne e dimë se ky lloj virusi i viteve 2019–2020 (i quajtur COVID-19), e kishte fillesën tek lakuriqët e natës dhe se ai e kapërceu barrierën e specieve, duke kaluar tek njerëzit (ndoshta nga një treg ushqimor në provincën e Wuhanit). Në fillim, kur unë dëgjova njerëzit të flisnin për këtë shpërthim, isha i hutuar, në lidhje me faktin që të gjithë e quanin coronavirus, sepse ky term, është një term i gjerë që përshkruan një familje të madhe virusesh. Familja e coronavirusit njihet për infektimin e një game të gjerë kafshësh dhe për infektimin e njerëzve, përfshirë këtu shpërthimin e SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome), në fillim të viteve 2000 dhe shpërthimin e MERS (Middle East Respiratory Syndrome), disa kohë më vonë. Kjo familje virusesh mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, të cilat ndikojnë në mushkëri, në mëlçi, në veshka, në sistemin gastrointestinal dhe në indet nervorë. COVID-19 është një infeksion i rrugëve të frymëmarrjes, i përhapur përmes grimcave të ajrit, ashtu si edhe sëmundjet e tjera, për të cilat dëgjojmë shpesh.
Por, për të kuptuar se çfarë po ndodh aktualisht me COVID-19, duhet ta krahasojmë me atë që dimë mbi një virus tjetër, që transmetohet në të njëjtën mënyrë: gripin. Ajo që shumica e njerëzve nuk dinë, është se gripi kap një shifër midis 9 dhe 45 milionë rastesh në vit, me 12,000 deri në 61,000 vdekje në vit, që nga viti 2010. Por a jeni të frikësuar nga gripi, apo jeni më të frikësuar nga COVID-19? Po ta shohim në këndvështrimin e duhur, mund të vëmë re se COVID-19 nuk është aq i rrezikshëm, saç paraqitet në titujt kryesorë të lajmeve. Unë nuk di ndonjë rast, kur dikush ka blerë një maskë mjekësore mbrojtëse, për gripin (dhe për më tepër, viruset janë më të vegjël se vrimat e këtyre maskave mjekësore…)
Pyetja që duhet t’i bëjmë vetes, është kjo: Çfarë mund të mësojmë rreth gripit që përhapet çdo vit, në mënyrë që të parandalojmë COVID-19?
- Para së gjithash, larja e duarve. Mënyra kryesore se si sëmuremi, është duke prekur fytyrën. Nëse e merrni COVID-19 nga kontakti me ndonjë sipërfaqe të infektuar, ka gjasa që të infektoni veten, duke prekur fytyrën. Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve, rekomandon larjen e duarve për 20 sekonda (njerëzit gjithashtu, sygjerojnë përdorimin e dizinfektantëve, por unë jam pak skeptik për këtë, që sot).
- Së dyti, shmangni prekjen e objekteve, kur jeni jashtë, në vende publikë. Pasi mbarova universitetin, unë u sëmura nga gripi për dy vite rresht, edhe pse dija shumë gjëra. Pas kësaj, u bëra më i vëmendshëm ndaj gjërave që prekja në vendet publikë dhe nuk jam sëmuruar nga gripi që atëherë (sigurisht, duke e kombinuar me larjen e duarve).
- Së treti, qëndroni larg njerëzve që kolliten, për të reduktuar ekspozimin ndaj virusit.
- Së katërti, nëse ju vetë jeni personi që kolliteni, kollituni tek pjesa e bërrylit, duke minimizuar përhapjen e virusit në ajër, apo qëndrimin e tij në duart tuaja.
- Pika e pestë lidhet me gripin dhe jo me COVID-19. Bëni vaksinën e gripit këtë vit dhe regjistrohuni për një vaksinë për COVID-19, nëse do të zhvillohet një e tillë. Edhe pse vaksinat e gripit nuk funksionojnë çdo vit, unë përsëri e bëj, sepse pak mbrojtje, është më mirë se aspak.
- Së gjashti, u bëni të ditur njerëzve rreth jush, nëse keni udhëtuar në vende të tjerë që nga dhjetori 2019 (gjë që ju bën një mbartës të mundshëm).
- Dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, drejtojeni jetën siç bëni çdo ditë tjetër, sepse ne e dimë se Perëndia është Sovran dhe mund të merret me shpërthimin e një sëmundjeje të thjeshtë si kjo.
Ajo që duhet të mësojmë nga shpërthimi i COVID-19, është se jeta është e shkurtër dhe se e nesërmja nuk është e garantuar (Jakobi 4:13–17). Të gjithë do të jetojmë përgjithmonë, por disa do ta kalojnë përjetësinë në qiell e disa të tjerë, në një vend që quhet ferr. Ndryshimi midis qiellit dhe ferrit, është marrëdhënia me Krijuesin e universit, Jezus Krishtin.