Në postë mbërriti një letër nga koronavirus

Pershendetje,

Unë quhem Covid-19. Shumë prej jush me njohin si koronavirus. Më falni për informacionin e pakët, po nuk më thanë se kur do të vij dhe me çfarë forme e force do të prezantohesha tek ju. Përse jam këtu?

Le të themi se jam këtu sepse u lodha duke ju parë se si ecni pas dhe nuk evoluoni.

U lodha teksa shihja se si vazhdimisht shkatërroheshit nga duart tuaja.

U lodha nga mënyra se si e trajtoni planetin.

U lodha nga mënyra se si silleni me njëri – tjetrin.

U lodha me abuzimet, dhunën, luftërat, konfliktet dhe paragjykimet tuaja.

U lodha nga zilia e shoqërisë suaj, nga hipokrizia juaj, nga egoizmi juaj.

U lodha nga koha e pakët që i dedikon vetes dhe familjes.

U lodha nga vëmendja e pakët që i kushtoni fëmijëve tuaj.

U lodha nga rëndësia që i jepni gjërave të panevojshme në kurriz të gjërave thelbësore.

U lodha nga kërkimi juaj i furishëm për fustanin më të bukur, modelin më të fundit të  celularit, makinën më të bukur, thjesht për tu dukur më i plotësuar.

U lodha nga tradhëtitë tuaja.

U lodha nga keqinformimi juaj.

U lodha nga koha e pakët që i dedikonin komunikimit.

U lodha nga ankesat tuaja të vazhdueshme ndërsa nuk bënit asgjë për të përmirësuar jetën tuaj.

E di se jam i ashpër me ju, ndoshta shumë, por jam i paanshëm, jam një virus. Mesazhi që dua t’ju jap është i thjeshtë, dua të theksoj të gjitha kufizimet e shoqërisë ku jetoni, sepse mund t’i eleminoni ato, dhe dua të ndaloj çdo gjë që të kuptoni se e vetmja gjë me rëndësi ku duhet të përdorni gjithë energjinë tuaj që tani e tutje, është thjesht jeta, jeta. Jeta juaj dhe e fëmijëve tuaj, ajo ka me të vërtetë nëvojë për mbrojtje, për përkëdhelje dhe për ta jetuar së bashku.

Kam dashur që të qëndroni sa më shumë të jetë e mundur të mbyllur dhe të izoluar në shtëpitë tuaja, larg nga prindërit, nga gjyshërit, nga fëmijët dhe nga nipërit tuaj. Që të kuptoni se sa i rëndësishëm është një përqafim, kontakti njerëzor, bashkëbisedimi, një shtrëngim duarsh, një mbrëmje mes miqsh, një shëtitje nga qendra, një darkë në lokal, ose një vrap në park, në ajër të pastër.

Rinisni gjithçka me këto gjeste. Jeni të gjithë njësoj, jeni të gjithë  njësoj, jeni të gjithë njësoj, jeni të gjithë  njësoj. Mos bëni dallime midis jush. Unë jam kalimtar por ndjenja e afrimitetit dhe bashkëpunimit që kam krijuar mes jush, në shumë pak kohë, duhet të zgjasë përgjithmonë. Jetojeni jetën në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Ecni ngadalë. Merrni frymë thellë, bëni mirë, shijoni natyrën, bëni atë që ju pëlqen e ju kënaq, dhe krijoni kushte që të mos vareni nga askush. Kur të festoni, unë do të jem larguar, por mos jini më të mirë vetëm në praninë time.

Lamtumirë!

Burimi: SportFair

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI