Kujtohu përse shpresojmë

 “Këtë dua ta sjell në mëndje dhe prandaj dua të shpresoj. Është një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht. Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikëria jote.” (Vajtimet 3:21-23).

Titujt mbi koronavirusin po përfshihen në çdo kanal lajmesh dhe në kryefaqen e kujtdo në rrjetet sociale. Shumë janë të panikosur, duke jetuar me frikë. Si duhet të reagojmë ndaj kësaj situate që po evoluon? Ja ku janë disa udhëzime praktike nga Fjala e Perëndisë.

Qëndro i informuar

Në kohë të tilla, është e thjeshtë që keqinformimi të përhapet. Kontrollo njoftimet nga shërbimet dhe organizatat shëndetësore loakle, gjithashtu CDC, që të qëndrosh i informuar mbi atë që po ndodh në komunitetin tënd.

“I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij.” (Fjalët e urta 1:5).

Merr masa

Dëgjo se çfarë thonë zyrat e shëndetit – laj duart, qëndro në shtëpi dhe mos shko në punë nëse je i sëmurë, shmang udhëtimet e panevojshme, mbaj të pastër ambientin ku punon dhe jeton.

“Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet.” (Fjalët e urta 27:12).

Mos jeto me frikë

Në kohë të pasigurta, frika duket e pashmangshme. Por mos harro që edhe në kohë të trazuara, Zoti është me ty – për të të ndihmuar dhe për të të mbajtur.

“Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.” (Isaia 41:10).

Lutu me zjarr

Mos harro të lutesh për udhëheqësit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar, që Zoti t’i ndihmojë të marrin vendime të urta që të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së këtij virusi. Lutu për ata që janë të sëmurë, që Zoti t’i shërojë. Mos harro të lutesh për ata që kanë humbur të afërmit e tyre, që Zoti t’i ngushëllojë. Lutu për të gjithë punonjësit shëndetsor, që të jenë të mbrojtur dhe të kenë forcën për të ndihmuar ata që janë të sëmurë.

“Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit, për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder. Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t’ia arrijnë njohjes të së vërtetës.” (1 Timoteut 2:1-4).

Inkurajo

Edhe pse shumë institucione janë mbyllur përkohësisht dhe kontakti social është i limituar, ka ende mundësi që t’i shohësh dhe t’i tregosh dashuri të tjerët. Përmes telefonatave, mesazheve, email-eve, video-telefonatave dhe rrjeteve sociale – mund të shohësh se si të afërmit po kalojnë dhe të inkurajosh të tjerët me lutje, një fjalë të ngrohtë, ose duke ndarë një pasazh nga Fjala e Perëdnisë.

“Prandaj ngushëlloni njeri tjetrin dhe ndërtoni njeri – tjetrin ashtu sikur edhe bëni.” (1 Thesalonikasve 5:11).

Besoji Perëndisë

Ky virus na kujton që ka shumë gjëra në këtë botë që nuk mund t’i kontrollojmë. Gjithsesi, mund të zgjedhim t’i besojmë Perëndisë, i cili ka nën kontroll gjithçka. Bibla thotë që Zoti “vepron të gjitha sipas këshillës së vullnetit të Tij” (Efesianëve 1:11). Mund të besojmë që Zoti do të përdorë këtë situatë për të përmbushur planin e Tij për të mirën tonë dhe për lavdinë e Tij.

“Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti.” (Psalmi 56:3).

Kujtohu përse shpresojmë

Në javët që vijnë, ne do të festojmë ringjalljen e Krishtit. Pashka na kujton që edhe në situatat më të këqija, ka shpresë. Për shkak të Jezusit, e ardhmja jonë është e sigurt dhe ne gjithmonë do të kemi një arsye për të shpresuar. Zoti nuk ka premtuar se nuk do të lëndohemi apo vuajmë kurrë në këtë jetë, por ka premtuar se do të jetë besnik dhe do të na dojë çdo ditë.

“Këtë dua ta sjell në mëndje dhe prandaj dua të shpresoj. Është një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht. Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikëria jote.”

 (Vajtimet 3:21-23).

Burimi: June Hunt Global 7

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI