Koronavirus infekton lagjen tënde – çfarë të bësh?

Koronavirus vazhdon të përhapet – duke shkaktuar shtyrje eventesh, mbyllje shkollash dhe bllokim të transportit.

Teksa virusi vazhdon të shfaqet në shumë shtete, disa prej të cilëve kanë deklaruar edhe gjendjen e emergjencës, çfarë të bësh nëse komshiu, apo dikush tjetër në komunitetin tënd, infektohet nga virusi?

Së pari, mos ki frikë

Këtë e thonë edhe qendrat shëndetësore.

Megjithatë, frika ka qenë, duke i bërë njerëzit të ndjeshëm ndaj keqinformimeve dhe panikut.

 “Nga njëra anë, (ky reagim është) i kuptueshëm, por nga ana tjetër është i tepërt,” thotë Steven Taylor, psikolog klinik. “Mund të përgatitemi edhe pa u panikosur.”

Qëndro i informuar mbi çdo gjë rreth koronavirus

Të dish se shkollat janë mbyllur dhe gjithashtu zhvillime të tjera lokale është kritike sepse këto ndryshime do të ndikojnë në rutinën tënde të përditshme.

Vazhdo të praktikosh çdo ditë bazat e higjenës që parandalojnë infetimin nga koronavirus

Gjërat si larja e duarve dhe vendosja e bërrylit apo facoletës gjatë kollitjes dhe teshtimës mund të të ndihmojë që të parandalosh infektimin nga koronavirus.

Nëse në një moment nuk ke ujë dhe sapun, sterilizuesi i duarve, me të paktën 60% alkool mund të përdoret si një zëvendësues. Njerëzit duhet që gjithashtu të pastrojnë sipërfaqet që preken shpesh.

Ndërtesat që ajrosen pak gjithashtu, i rrezikojnë njerëzit më shumë nga virusi. Duhet t’i shmangni këto vende, edhe nëse është shtëpia juaj.

Provo të punosh nga shtëpia për të parandaluar infetimin nga koronavirus

Rekomandohet që të qëndrosh në shtëpi nëse ndonjë shpërthim ndodh në komunitet, dhe kjo do të thotë që duhet të punosh nga shtëpia dhe të shmangësh vendet e populluara.

Edhe nëse domosdoshmërisht të duhet të dalësh jashtë, ji vigjilent. Rekomandohet që njerëzit në komunitetet, që kanë shpërthime të virusit duhet të rrinë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur, dhe ata që janë të sëmurë duhet të izolohen.

Larja e duarve përpara, gjatë dhe pas një të dale është e nevojshme për të parandaluar infektimin nga koronavirus.

Blej udhqime dhe produkte higjenike rezervë

Rekomandohet të mbash mjaftueshëm ushqime dhe produkte higjenike që zgjasin në kohë. Gjëra si pastë dhëmbësh dhe detergjent për shembull.

Në rast se sëmuresh, është një ide e mirë që të përgatisësh disa ushqime dhe t’i ngrish, në rast se nuk do kesh shumë ushqim.

Vetëizolim nuk do të thotë asnjë kontakt

Rekomandohet që të ruash kontaktet me të tjerët me anë të telefonit apo postës elektrinoke, sidomos me ata që janë të sëmur kronik dhe jetojnë vetëm.

Dr. Carla Perissinotto është një profesoresh e asociuar. Ajo ka thënë se izolimi i gjatë mund të jetë i dëmshëm. Kjo ndodh sepse vetmia dhe depresioni janë “rrezik i lartë vdekshmërie”.

 “Unë nuk mendoj se izolimi total nga kontaktet sociale është përgjigjia,” thotë ajo. “Po, duhet të distancohemi, por duhet të jemi të kujdesshëm që të mos izolohemi aq sa të bëhet e dëmshme.”

Burimi: CNN

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI