“Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur.” (Luka 19:10).
Çfarë është Pashka? Pashka nuk ka të bëj me vezët dhe ngjyrat pastel. Nuk ka ndonjë problem të madh me to, por nuk kanë të bëjnë me Pashkën. Pashka lidhet me Jezusin që dëshiron të ketë një marrëdhënie me ne.
Jezusi lindi që të vdiste – dhe që të ringjallej sërish. Kjo është arsyeja e Mishërimit. Në kryq, Jezusi u përball me gjykimin e Perëndisë. Ai mori zemërimin e Zotit mbi vete.
Ja pse ai bërtiti, “Eli, Eli, lama sabachthani?” që do të thotë, “Perëndia Im, Perëndia Im, përse më ke braktisur?”
Ai po mbante gjithë mëkatin e botës, duke përfshitë edhe mëkatet e mia e të tuat, duke vdekur në vendin tonë. Për këtë erdhi.
Jezusi foli për këtë gjithë kohën. Ai kishte si mision të shkonte te kryqi i Kalvarit. Nuk ia morrën jetën; Ai e dha vetë jetën për ne.
Pra, si të krijojmë një marrëdhënie me Të?
Së pari duhet të pranosh që je një mëkatar. Disave prej nesh na ngec në fyt kjo fjalë, por duhet ta pranojmë që i kemi thyer urdhërimet e Zotit. Nëse ke thyer qoftë edhe një urdhërim, atëherë ke mëkatuar.
Ne të gjithë e kemi bërë këtë herë pas here, sepse Bibla thotë, “Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë.” (Romakëvë 3:23).
Duhet të kuptosh që Jezusi vdiq në kryq për ty. Dhe pastaj duhet të pendohesh për mëkatin tënd, që do të thotë të ndryshosh drejtimin. Do të thotë të largohesh prej tij. Pastaj, duhet të pranosh Krishtin në jetën tënde. Duhet t’i kërkosh Jezusit që të jetë Shpëtimtari dhe Perëndia yt.
Askush nuk mund ta bëjë këtë për ty. Ky është një vendim që e merr ti. Dhe përjetësia jote varet prej kësaj.