Këtë javë në “Zgjohu Pozitiv” menduam të sjellim në vëmëndje disa nga figurat kryesore të historisë së Pashkës. Do të përpiqemi të vendosim veten tonë “në këpucët” e tyre për të kuptuar edhe më mirë se si do të kishim reaguar ne në një situatë të ngjashme. Sot kemi zgjedhur Pjetrin :

Në raste të ndryshme, Pjetri tregon temperamentin e tij prej lideri, tregoi guximin dhe karakterin e tij impulsiv. Për shembull, ishte Pjetri ai që morri guximin dhe doli nga varka për të ecur mbi ujëra në drejtim të Jezusit. (Mateu 14:28-29)— dhe papritur i heq sytë nga Jezusi dhe fillon të fundoset.
Ishte Pjetri ai i cili e kundërshtoi Jezusin ndërsa ai fliste për vdekjen e vet (Mateu16:22) — Dhe më pas u korigjua me butësi nga Jezusi.
Ishte Pjetri ai që sugjeroi ngritjen e tre çadrave në nder të Moisiut, Elias dhe Jezusit (Mateu 17:4) —dhe më pas u përul në qetësi përpara lavdisë së Perëndisë.
Ishte ai që nxorri shpaten e vet dhe sulmoi një nga ushtarët që donin të arrestonin Jezusin (Gjoni 18:10) — dhe menjëherë iu tha ta ulte shpatën

Përmes gjithë këtyre ulje ngritjeve të Pjetrit, Jezusi qëndroi gjithmonë një Zot I dashur dhe një udhëheqës besnik për Pjetrin. Jezusi e quajti atë nga Simon në Pjetër, duke I premtuar që përmes tij, Jezusi do të themelonte kishën e vet.
Në ditën e Rrëshajëve, Pjetri ishte folësi kryesor në turmën në Jeruzalem (Veprat 2: 14), dhe Kisha filloi të rritej me një fluks prej rreth 3000 besimtarësh të rinj (vargu 41). Më vonë, Pjetri shëroi një lypës (Veprat 3) dhe predikoi me guxim para Sinedrit (Veprat 4). As arrestimet, rrahjet, kërcënimet nuk do të mund të lëkundnin vendosmërinë e Pjetrit për të predikuar Krishtin e ringjallur (Veprat 5).

Jezusi mund ta mposhtë frikën. Në cdo situatë Pjetri gjente kurajo duke ndjekur Jezusin. Si në rastin kur ai doli nga varka për të ecur mbi ujë ashtu edhe në rastet kur ai dilte përpara autoriteteve për të ndarë ungjillin e ringjalljes “Në dashuri nuk ka frikë sepse dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën.” (1 Gjoni 4:18).
Jezusi fal edhe trahëtinë Pasi Pjetri u betua për besnikëri, ai shumë shpejt e mohoi Jezusin 3 herë. Me këtë veprim u duk sikur Pjetri i shkëputi të gjitha lidhjet e urrës miqësore mes tij dhe Jezusit, por Perëndia me dashuri e rindërtoi këtë mardhënie dhe e përgatiti Pjetrin për shërbesë
Nëse jemi të pabesë, ai mbetet besnik, sepse ai nuk mund të mohojë vetveten (2 Timoteu 2:13).
Jezusi na sheh ne ashtu si ai kërkon që ne të jemi. Që në takimin e parë mes Pjetrit dhe Jezusit, Jezusi e quan atë nga Simon, në Pjetër. Një peshkatar i rëndomtë në sytë e njerzve, në syte e Jezusit ishte një shkëmb i themeluar dhe palëkundur.
” ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit.” (Filipianëve 1: 6).

Ata, kur e panë çiltërsinë e Pjetrit dhe të Gjonit dhe duke kuptuar se ishin njerëz të pamësuar dhe pa arsim, u mrrekulluan dhe i njihnin se kishin qenë me Jezusin. (Veprat e Apostujve 4:13).
Të jesh me Jezusin, ti do të jesh një person komplet tjetër.
