Lajmi Fundit
prev next

No photo description available.

Vargje biblike për të luftuar frikën nga koronavirusi

Benjamin Gill

Bibla është Fjala e Zotit dhe është plot të vërteta për situatat me të cilat përballemi në jetë. Bota qëndron në karantinë, e mbyllur, por edhe gjatë panikut që ka krijuar pandemia, Zoti ofron paqe. Fjala e Tij mund të zëvendësojë ankthin dhe frikën me shpresë dhe shërim.

Jezusi është përshkruar si “Princi i Paqes” për ata që zgjedhin ta lejojnë të mbretërojë në jetën e tyre. Ai ofron paqe për mendjet tona të trazuara nga frika. Këtu janë vetëm disa nga vargjet më inkurajase të biblës për fuqinë që Perëndia ka për të na çliruar nga frika – do t’ia fillojmë me fjalët e Jezusit nga Ungjilli sipas Gjonit:

Gjoni 14:27

” Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.”

Image may contain: flower and text

Isaia 41:10

“Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.”

vargje biblike për të luftuar frikën nga koronavirusi

Filipianëve 4:6-7

“Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.”

Image may contain: one or more people, people sitting and text

Ligji i Përtërirë 31:8

“Përveç kësaj Zoti vetë ecën para teje; ai do të jetë me ty; nuk do të të lërë dhe s’ka për të të braktisur; mos u tremb dhe mos u tmerro”.

vargje biblike për të luftuar frikën nga koronavirusi

Psalmet 27:1

Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë?

Image may contain: one or more people, text that says "" Zoti drita ime dhe shpetimi im; nga kush do te kem frike? 7 97.7FM radio-7.net"

Eksodi 14:13

” Por Moisiu i tha popullit: “Mos kini frikë, qëndroni dhe çlirimi do të vijë nga Zoti, i cili do ta bëjë sot për ju; sepse Egjiptasit që shihni sot, nuk do t’i shihni më kurrë.”

vargje biblike për të luftuar frikën nga koronavirusi

Jozueu 1:9

“A nuk të urdhërova unë? Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh”

Image may contain: text that says "ki frike dhe mos u thyej, sepse Zoti, yt, me ty kudo te shkosh. 97.7FM 7"

Isaia 41:13

” Sepse unë, Zoti, Perëndia yt, të zë nga dora e djathtë dhe të them: Mos u frikëso, unë të ndihmoj”.

vargje biblike për të luftuar frikën nga koronavirusi

Psalmi 23:4

” Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër.”

Image may contain: one or more people and text

1 Pjetrit 5:7

“Dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju.”

vargje biblike për të luftuar frikën nga koronavirusi

2 Timoteut 1:7

“Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.”

Image may contain: bird and text

Psalmet 34:4

” Unë e kërkova Zotin, dhe ai m’u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia.”

vargje biblike për të luftuar frikën nga koronavirusi

Vargje mbi fuqinë që Zoti ka për të na cliruar nga fatkeqësitë

2 i Kronikave 7:13-14 fillon duke folur për fatkeqësitë, dhe përfundon me fuqinë e Perëndisë për të shëruar dhe për të ripërtërirë tokën tonë.

“Kur do të mbyll qiellin dhe nuk do të ketë më shi, kur do të urdhëroj që karkalecat të gllabërojnë vendin, kur do t’i dërgoj murtajën popullit tim, në qoftë se populli im, i cili thirret me emrin tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, unë do ta dëgjoj nga qielli, do t’i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij.”

Psalmi 91 është një pasazh klasik dhe shumë i cituar mbi mbrojtjen e Zotit pë rata që kërkojnë strehë tek Shumë të Larti.

Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit.

Unë i them Zotit: “Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj”.

Me siguri ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendëve dhe nga murtaja vdekjeprurëse.

Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore.

Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën,

as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë.

Një mijë do të bien në krahun tënd dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde, por aty nuk do të të afrohet.

vargje biblike për të luftuar frikën nga koronavirusi

Çfarë është Pashka në të vërtetë | Pashka 2020
Ku është Jezusi në COVID-19?

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X