Zotimet e një çifti të shëndetshëm.

Forca e çdo martese qëndron në cilësinë e lidhjes që ekziston midis burrit dhe gruas. Lidhje do të thotë të mos kesh frikë të tregosh ndjenjat dhe nevojat e tua. Ta bësh këtë duke e ditur që i dashuri i zemrës nuk do të provojë t’iu ndryshoj, gjykojë apo ndëshkojë. Një lidhje e fortë do të thotë të besosh se atij apo asaj i intereson të dijë nevojat e tua dhe gjithashtu të jep lirinë t’i shprehësh ato.

Nëse kjo përshkruan situatën e martesës tënde atëherë të përgëzojmë. Ti ke krijuar një lidhje të fortë, dhe pa dyshim ke bërë shumë punë për këtë.

Mirëpo një pjesë tjetër  mund të jenë duke kaluar një eksperiencë ndryshe. Mund të jenë duke jetuar një situatë stresuese duke u përpjekur të rregullojnë marrëdhëniet pas mosmarrëveshjeve që mund të kenë pasur. Ose më e keqja marrëdhënia është duke shkuar drejt degradimit.

Jo domosdoshmërish nga eksperienca, por e dimë që prishja e një marrëdhënie nuk është e këndshme. Në dekadën e parë të martesës, shpeshherë lidhja e ngushtë midis çiftit mungon. Sa herë që lidhja rikuperohet duket sikur edhe problemi më i vogël ka fuqinë për ta prishur atë. Pra vitet e para janë të mbushur disi me dhimbje, ankth, dhe shpresa se do të ndërtonim një marrëdhënie të suksesshme zbehet.

Problemi është që përpara se t’i hyjmë një martese ne nuk e dimë se çfarë është një lidhje e shëndetshme. Aq më tepër se si mund ta krijojmë atë. Por fatmirësisht, mund të mësojmë dhe të praktikojmë disa zotime që e transformojnë tërësisht marrëdhënien që çiftet kanë midis tyre. Duke u zotuar në këtë mënyrë çifte të ndryshme kanë ndërtuar një lidhje të fortë me shkëputje të rralla që janë riparuar shumë shpejt.

Nëse do të ndërtosh një lidhje që jo vetëm zgjat po lulëzon, ju inkurajomë të ndërmerrni këto zotime, në martesën tuaj.

  1. Qëllimi kryesor i kësaj marrëdhënie është një lidhje dashurie e sigurt

Asnjë çift nuk i hyn një martese me qëllimin për të qëndruar të shkëputur nga njëri-tjetri. Gjithsesi, në momentin që gjërat përkeqësohen, instinkti njerëzor të shtyn të mbrosh veten dhe të vendosësh një distancë ndërmjet teje dhe bashkëshortit apo bashkëshortes. Dhe kur ndodh kjo,  nëse nuk zotohemi që të mbajmë të fortë lidhjen në mes të frikës e dhimbjes, marrëdhënia pëson krisje.

Ka një model të përbashkët në marrëdhëniet e pashëndetshme që është quajtur “spiralja rënëse e shkëputjes”. Kur një person lëndohet në një farë forme, ai apo ajo reagon duke u larguar dhe duke refuzuar dashurinë për personin tjetër. Shumë shpejt, personi tjetër reagon në të njëjtën mënyrë. Përpara se ta kuptojnë edhe vetë, të dy, janë duke garuar nga  kush e do më pak tjetrin te nuk të dua fare.

Por kur  zotohesh për një lidhej dashurie të sigurt, ti refuzon të qëndrosh në të njëjtin vend kur personi tjetër largohet. Ti shkon te personi tjetër dhe e sfidon të bëhet i guximshëm e të rikuperoj lidhjen. Ti thua: “Unë do përpiqem të përmirësoj këtë lidhje gjatë gjithë kohës!”.

Është gjithashtu e rëndësishme që të vendosësh zakone në martesën tënde të cilat e përforcojnë qëllimin për të ruajtur lidhjet. Për shembull, një çift krijoi një zakon në lidhjen e tyre që quhej “shpejt, më përqafo”. Ata ranë dakord që sa herë që njëri prej tyre të thoshte “shpejt, më përqafo” personi tjetër do të linte atë që ishte duke bërë dhe do ta përqafonte. Ata qëllimisht thoshin “shpejt, me përqafo” sa herë që përfundonin duke debatuar. Kjo ishte mënyra e tyre për të nxitur njëri-tjetrit të praktikonin zotimin për të ruajtur marrëdhënien, sidomos në mes të zënkave. Në çdo kohë, kjo e largonte frikën dhe krijoi një platformë për ta që të komunikonin për çështjet shqetësuese.

  1. Mëso për çfarë ka nevojë partneri

Martesa është e dizenjuar specifikisht që të jetë një marrëdhënie e cila zgjat gjithë jetën në të cilën ne përmbushim nevojat e njëri tjetrit. Për më tepër si qenie njerëzore, ne jemi krijuar që të kemi nevojë për siguri dhe dashuri nga Perëndia dhe njerëzit. Fatkeqësisht, si qytetarë të kësaj bote të rënë, ne të gjithë përjetojmë nivele të ndryshme të mospërmbushjes së nevojave tona dhe kjo na çon në një mentalitet jetimësh. Jetimi, thotë: “Unë nuk besoj se ndokush mund t’i përmbush nevojat e mia. Kështu që unë vetë duhet t’i përmbush këto nevoja ose të manipuloj të tjerët që ta bëjnë këtë. Dhe unë nuk mund t’i përmbush nevojat e të tjerëve për aq kohë sa ata nuk i përmbushin të mijat.”

Është e rëndësishme që të thyejmë çdo copëz të këtij mentaliteti në jetët tona sepse ky është armiku i lidhjes. Ky mentalitet e sheh plotësimin e nevojave të njeri tjetrit si humbje kontrolli dhe jo si një dhuratë që të ushqen ty po aq sa edhe personin tjetër. Një person i shëndetshëm në dashuri hyn në martesë me gatishmërinë për të plotësuar nevojat e të dashurit të tij. Ai e di se plotësimi i nevojave është karburanti i lidhjes.

  1. Dëgjo, thuaj të vërtetën dhe përshtatu.

Gjërat fillojnë të ndryshojnë në martesë atëherë kur mëson se të plotësosh nevojat e njëri – tjetrit nuk mund të ndodh pa shkëmbyer informacion me kurajë, respekt dhe sinqeritet. Për vite ne mund të themi mbahemi pas kësaj deklarate mashtruese: “nëse do të më doje, do ta dije se për çfarë kam nevojë pa pasur nevojë të ta them.” Ky mentalitet duhet larguar dhe në momentin që e largojmë këtë mendim e fillojmë të flasim, përjetojmë siguri dhe dashuri si asnjëherë më parë. Sepse intimiteti kultivohet ndërkohë që i tregojmë njëri-tjetri të vërtetën se çfarë po ndodh me ne. Po aq i rëndësishëm sa komunikimi i së vërtetës është edhe arti i të dëgjuarit, sidomos duke dëgjuar për të kuptuar nevojat. Sipas eksperiencave, dëgjuesi në bisedë duhet të jetë i pari që kupton nevojën të cilën personi tjetër po përpiqet të komunikojë. Dhe kur vjen fjala te riparimi dhe forcimi i lidhjes, personi i parë që gjen dhe plotëson nevojat, fiton. Për të plotësuar nevojat e njëri – tjetrit na kërkohet të rregullojmë disi sjelljen tonë. Të rregullosh sjelljen nuk do të thotë që nuk do të jesh më vetvetja apo të bëhesh si bashkëshorti/ja ynë. Do të thotë që ne po bëjmë çfarë mundemi që tjetrit t’i plotësohet nevoja që ka.

Martesa kërkon shumë përpjekje – sidomos në kohën tonë ku divorci nuk është më një problem. Duke përqafuar zotimet për të ruajtur lidhjen, do të plotësoni nevojat e njëri – tjetrit që është sikur të vishni martesën tuaj me mburojën më të mirë. Kjo mburojë është e rëndësishme për të ruajtur lidhjen tuaj. Mos u dorëzoni!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI