Ja si të mos i zvarrisni më gjërat.

Ndonjëherë e dimë se çfarë duhet të bëjmë por përsëri nuk veprojmë ashtu. Dhe herë pas here kemi dëgjuar të na thonë renditi detyrat sipas rëndësisë, pastaj puno me to sipas asaj renditje. Por përsëri, edhe pse e kemi bërë listën, kemi tendencën që të fokusohemi te punët me të cilat jemi familjarizuar dhe pastaj na mbaron koha e energjitë për gjërat më të rëndësishme.

Zvarritja është një tinëzare që të bind të lësh mënjanë atë që e di se është vendimtare, dhe në vend të kësaj ta mbushësh ditën me detyra që të mbajnë të zënë por që kontribuojnë pak në suksesin e përgjithshëm. Nëse ndiheni si të zënë në kurth nga detyrat që duhet të përfundoni, do të ndajmë më poshtë disa zakone të cilat do t’u bëjnë më aktivë.

  1. Fillo të listosh gjerat sipas rëndësisë.

Çdo mbrëmje, shkruaj një listë të gjashtë gjërave më të rëndësishme që duhet të përmbushësh në ditët pasuese të cilat do të ndihmojnë të arrish qëllimet e tua, si p.sh të bësh një telefonatë pune ose të planifikosh një projekt për të cilin po ëndërron. Njerëzit e suksesshëm e kanë zakon që të bëjnë atë që ju kërkohet për progres, jo sepse i shijojnë pikat që vendosin në fillim, por sepse e dinë vlerën afatgjatë që kanë ato.

  1. Ndaji punët pjesë, pjesë.

E kundërta e zvarritjes është aktivizimi. Shumë herë, ne zvarritemi kur nuk kemi një kufi apo urgjencë, dhe projekte të rëndësishme përfundojnë duke u bërë në ditët e fundit. Ndaji projektet e mëdha në pjesë, duke caktuar nga një kohë për secilën. Kohën se kur do të bësh pjesën e parë vendose sa më afër datës me të cilën po bën edhe listën. Përndryshe prej zvarritjes do të fillosh javën tjetër, muajin tjetër apo ndoshta edhe vitin tjetër.

  1. Imagjino fundin

Nëse të është dashur ndonjëherë të pastrosh tavolinën e zyrës apo shtëpinë përpara pushimeve apo ndonjë eventi te veçantë, e ke bere këtë gjë shumë shpejt. Kjo ndodh sepse je e motivuar prej eventit apo udhëtimit. Në mënyrë që të ndodh e njëjta gjë edhe me përmbushjen e projekteve, imagjino veten teksa e ke arritur suksesin dhe të tjerët të shtrëngojnë dorën. Ndjehu i vlerësuar që më parë se projekti të ketë përfunduar. Dhe pastaj, duke mbajtur qëndrimin e një të suksesshmi dhe atë skenë fitimtare në mendje, futju punës.

  1. Shpërbleje veten në çdo hap që bën

Është e zakonshme që ti shpërblejmë të tjerët për gjërat që bëjnë. Por shumë shpesh, kuptojnë që shpërblimi ynë gjendet vetëm në të ardhmen, dhe do ta marrim vetëm pasi të kemi bërë një punë të madhe dhe sakrificë të madhe për të vërtetuar se e meritojmë. Kështu që jepi vetes një shpërblim të vazhdueshëm. Nuk kanë se përse të marrin kohë apo të jenë të shtrenjta. Sa herë që e shpërblen veten për hapa të vegjël që ke bërë përpara, I ndihmon dhe forcon zakonet që të çojnë drejt suksesit, dhe gjithashtu e bën këtë udhëtim më të këndshëm.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI