“Sepse Qengji, që është në mes të fronit, do t’i kullosë dhe do t’i çojë te burimet e gjalla të ujërave; dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre.”– Zbulesa 7: 17
Një e re mbuloi kokën me jastëk pas një mbrëmjeje abuzimi; lotët e nxehtë dhe të heshtur ranë mbi këllëfin e jastëkut të saj. Fqinji i saj i moshuar kishte qenë në spital atë ditë për të vizituar gruan e tij. Po ajo nuk e kishte njohur dhe lotët rridhnin ndërsa shikonte televizorin. Më pas, pak para mesnatës, një telefonatë zgjon mamin dhe babin që jetojnë në fund të rrugës. Një aksident kishte ndodhur dhe i riu i tyre nuk do të kthehet më në shtëpi; lot dhe dhimbje.
A i sheh Perëndia lotët tanë? Po, thotë Bibla. Një burrë me emrin David shkroi për Perëndinë në Psalmin 56 “Ti i ke numëruar hapat e bredhjes sime; vendosi lotët e mia në calikun tënd; a nuk i ke regjistruar në librin tënd?” (Psalmi 56:8).
Zoti është i vetëdijshëm për çdo lëndim, çdo humbje që keni pasur ndonjëherë. Ai nuk është zemërgur. Në fakt, Ai erdhi vetë në tokë dhe përjetoi gjithë dhimbjen me të cilën përballemi, për të na shpëtuar. Jezusi qau edhe pse e dinte se fundi i historisë do të ishte më i mirë (Gjoni 11). Bibla thotë: “Jezusi bëri lutje dhe përgjërime me klithma të larta dhe me lot” (Hebrenjve 5:7).
Zbulesa 21:4 premton: “Dhe Perëndia do të thaijë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan.”. Nuk qan vetëm. Keni një Atë qiellor që do t’ju mbajë në krahët e Tij deri në ditën që t’ju thajë lotët përgjithmonë.