Kur përballesh me një situatë më të madhe se ti!

Kur Perëndia po i jepte udhëzime Moisiut, Ai e dinte se populli i tij herët a vonë do të luftonte kundër një ushtrie më të fortë se ata vetë. Ndaj, ja çfarë i tha Perëndia Moisiut,

“Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe të shikosh kuaj, qerre dhe njerëz në një numër më të madh se ato që ke ti, mos ki frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, që të bëri të ngjitesh nga vendi i Egjiptit, është me ty.

Kështu, në çastin kur do të jeni duke filluar betejën, prifti do të dalë përpara dhe do t’i flasë popullit dhe do t’i thotë: “Dëgjo, Izrael! Sot jeni gatitur për t’u ndeshur me armiqtë tuaj; zemra juaj të mos ju ligështohet; mos kini frikë, mos e humbni dhe mos u trembni para tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, është ai që ecën me ju për të luftuar për ju kundër armiqve tuaj dhe për t’ju shpëtuar”(Ligji i Përtërirë 20:1-4).

Perëndia i tregoi Moisiut katër fakte inkurajuese kur ata u përballën me një ushtri më të madhe se  ushtria e tyre– fakte që do t’ju ndihmojnë edhe juve.

Kur problemi juaj është më i madh se vetë ju:

1. Mund të përjetoni frikë, madje edhe panik. Kjo është e pritshme, por mos lejoni që frika t’ju mbajë të paralizuar në vend.

Kur problemi juaj është më i madh se vetë ju:

2. Pranoni që nuk keni mjaftueshëm burime për të fituar. Përballuni me faktin se: ushtria që po vjen për të luftuar kundër jush ka më shumë kuaj, më shumë qerre dhe më shumë ushtarë se ju.

Kur problemi juaj është më i madh se vetë ju, kujtoni këtë gjë:

3. Zoti premton të shkojë me ju në betejë.

Dhe së fundi, kur problemi juaj është më i madh se vetë ju:

4. Kujtoni se Ai ju ka mbrojur edhe më parë dhe premton se “do t’ju japë fitoren” (Ligji i Përtërirë 20:4) edhe këtë herë.

Siç thotë Romakëve 8:31, “Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI