Zoti nuk është në nxitim!

Sepse kështu thotë Zoti, Zoti, i Shenjti i Izraelit: “Duke u kthyer tek unë dhe duke pushuar tek unë, do të shpëtoni; forca juaj qëndron në qetësinë dhe në besimin tuaj. Por ju nuk keni dashur.- Isaia 30 : 15

Ora e takimit po afrohej dhe në nxitim e sipër ngatërrova laptopin tim me atë të kolegut ndërsa po shkoja për në takim. Më vonë, më kapi paniku kur nuk munda të hapja laptopin, dhe bazuar në disa rrethana të çuditshme njoftova policinë për një sulm të dyshuar të të dhënave. Në fakt nuk kishte ndodhur asgjë e tillë. Por nuk  mbaron me kaq, më pas më ra filxhani i kafes nga dora. Dhe përmbi të gjitha, kisha lënë një takim në ditën e gabuar dhe ngrita nga gjumi një miken time.

Ka të ngjarë që nuk jeni irrituar sa unë, por mesazhi me të cilin më ndaloi Zoti do t’ju vijë në ndihmë edhe juve gjithashtu. Mesazhi është ky: Sepse kështu thotë Zoti, Zoti, i Shenjti i Izraelit: “Duke u kthyer tek unë dhe duke pushuar tek unë, do të shpëtoni; forca juaj qëndron në qetësinë dhe në besimin tuaj. Por ju nuk keni dashur … Sepse Zoti është Zot i drejtësisë. Lum ata që presin në Të! (Isaia 30:15)

Shkrimi është i qartë: Zoti nuk është në nxitim.

Puna për të cilën Perëndia e dërgoi Jezusin në tokë ishte më e rëndësishmja se çdo gjë tjetër. Por Ai e dërgoi Jezusin si një foshnjë të pafuqishme, i cili kishte nevojë për ushqim, të flinte, dhe të mësonte të ecte – duke humbur kështu vite të tëra derisa Ai u rrit plotësisht. Por Zoti nuk e shikonte aspak kështu. Shkrimi thotë: “ Dhe Jezusi rritej në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve. ” (Luka 2:52).

Proçesi ynë i rritjes ka rëndësi për Perëndinë. Është fatkeqësi kur, në nxitimin tim, e shpërfill prehjen, qetësinë e Tij dhe refuzoj të pres në Të.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI