Qindra njerëzve po u ndryshojnë jetët nga hiri i fuqishëm, shpëtues i Jezu Krishtit, ndërsa një “lëvizje e Zotit” vazhdon në javën e dytë në Kishën Free Chapel në Gainesville, Georgia.
Ajo që filloi si një ringjalljeje dy netëshe më 23 tetor, me të ftuar special Evangjelist, Perry Stone, u zgjat në natën e 10-të, të mërkurën dhe ata që kanë marrë pjesë në “atë që po bën Fryma e Zotit” Ato thonë “Zoti nuk ka mbaruar me Amerikën, Kishën, apo Brezin e ardhshëm”.
Në natën e Halloween – një natë kur të rinjtë zakonisht nuk janë në kishë – mijëra të rinj adhuruan Jezu Krishtin, me një zjarr që mund të përshkruhet vetëm si një lëvizje e vërtetë e Frymës së Shenjtë.
“Mbrëmë ishte një Halloween që nuk do ta harroj kurrë”, shkroi Franklin. “Qindra të rinj këndonin, kërcenin dhe adhuronin Jezusin!”
“Sa bukur duke parë të rinjtë duke lavdëruar Zotin në natën e Halloween,” komentoi Free Chapel në Instagram. “Vendi ishte plot me njerëz të uritur për praninë e Zotit. Ne i japim të gjithë lavdinë Perëndisë për atë që Ai ka bërë në Revival.” Kjo natë e papritur ka bërë që qindra njerëz të mbushin altarin e kishës duke kërkuar falje, shërim dhe i kanë rikushtuar jetën e tyre Jezu Krishtit.
“Nuk kam parë kurrë më shumë njerëz në altar duke kërkuar Zotin, duke marrë pagëzimin e Frymës së Shenjtë. Mbrëmë, qindra u pagëzuan në Frymën e Shenjtë. Ne morëm të shtunën, pushim dhe predikuam dy shërbesa të dielën. Dhe të hënën me kishte mbi 5,000 njerëz në sallë.