Fjalët e urta 17:17. Ndoshta një nga vargjet më të njohura të Fjalëve të urta. “Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira.” Thjesht mendoni për miqtë në jetën tuaj. Miq që mund t’i keni tani, apo miq që mund t’i keni pasur në të kaluarën. Mendoni për vlerën e miqve që ju duan ju dhe njerëzit që ju duan ju, të cilët kanë ecur me ju në vështirësi. Kjo është një dhuratë nga Perëndia. Dhe është një dhuratë, për të cilën ne kemi nevojë. Ne kemi nevojë për njerëz që na duan dhe që na ndihmojnë të kalojmë vështirësitë. Asnjë nga ne nuk është krijuar që të ecë i vetëm në jetë. Kemi nevojë për miq, si ata që kemi pranë.

Dhe po kështu, edhe ne duhet të jemi miq të tillë. Nuk ka përse të lexojmë këtë varg, dhe të mendojmë: “Epo, kush më do mua kështu?” Ne duhet të bëjmë pyetjen: “Kë dua unë kështu?” Jo vetëm atë që ecën me mua në vështirësi, por edhe atë me të cilin unë eci në vështirësi. Kë mund të ndihmoj në vështirësi?

Pasi lexoj këtë varg, dua të shkoj e të kaloj kohë me një mikun tim, që më ndihmoi të kaloja një kohë shumë të vështirë. Është një nga miqtë e mi më të mirë. Kur im atë ndërroi jetë papritur, nga një infarkt, miku im udhëtoi me mua me makinë për 7 orë, që unë të isha me familjen time. I lindur për vështirësi. I dashur gjithmonë.

Kështu, Perëndi, ne lutemi që së pari dhe mbi të gjitha, Ti të na ndihmosh të jemi miq të tillë. Zot, na ndihmo t’i duam njerëzit rreth nesh, në një mënyrë që i bekon ata në cdo situatë, sidomos kur kalojnë kohë të vështira. Na bëj miq të tillë, Perëndi. Ne lutemi që Ti të sigurosh miq të tillë në jetën tonë. E di se shumë nga ata që po na dëgjojnë tani, kanë miq të mirë. besoj se shumë emra pu u vijnë në mendje.

Ne të falenderojmë Ty për këta miq, për këtë dhuratë që na ke dhënë. Në të njëjtën kohë, imagjinoj se ka njerëz që kur lexojnë, apo kur dëgjojnë këtë varg, mendojnë: Ah, sa do të doja të kisha një mik që të më donte në kohë të vështira dhe të ecte përkrah meje.” Në situata të tilla, Perëndi, ne lutemi që Ti të sigurosh miq të tillë.

Zot, faleminderit, faleminderit, faleminderit, faleminderit për mënyrat se si siguron për ne, përmes miqve që na rrethojnë. ne shohim miq që na duan gjatë gjithë kohës, të cilët ecin bashkë me ne në vështirësi. Dhe e dimë se ata janë një dhuratë e mirë e hirit Tënd, një dhuratë nga dora Jote, për të cilën ne të japim Ty lavdinë. Dhe ne lutemi që Ti të na ndihmosh të jemi një pasqyrim i mirësisë Tënde, si miq për njerëzit e tjerë. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI