Zoti është me ty edhe në Luginën e Lotëve.

Kur kalojnë luginën e Bakas, e shndërrojnë atë në një vend burimesh, dhe shiu i parë e mbulon me bekime. Ata kalojnë nga një forcë te tjetra dhe në fund paraqiten para Perëndisë në Sion. – Psalmi 84 : 6 – 7

Në kohën e Biblës, ishte e zakonshme që njerëzit të shkonin në pelegrinazhe për të adhuruar në tempullin e Perëndisë. Ky udhëtim zakonisht bëhej në këmbë dhe duhet të ecnin nëpër shkretëtira, ku ishte e vështirë të gjeje ujë.

Udhëtarët e përshkruar në Psalmin 84 nuk mund të merrnin me vete ujë të mjaftueshëm për  gjithë udhëtimin. Në kohën kur arritën në Luginën e Bacës (e quajtur ndryshe Lugina e Lotëve), ishin të dëshpëruar për ujë. Kjo mund të tingëllojë e ngjashme me ne sepse edhe ne ecim nëpër Luginat e Lotëve dhe shkretëtirave në udhëtimet tona shpirtërore. Kur kërkojmë ujë, duket sikur lutjet kthehen mbrapa dhe shkrimi  nuk mund të depërtojë në ne.  Gjërat tona të përditshme duken pa kuptim  dhe ndihemi të dekurajuar.

Zoti e di këtë. Ndaj tek Isaia 41 thotë: “Të mjerët dhe të varfėrit kërkojnë ujë, por mungon; gjuha e tyre u është tharë nga etja; unë, Zoti do t`ua plotësoj dëshirën; unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t`i braktis. Do të bëj që të dalin lumenj mbi kodrat e zhveshura dhe burime në mes të luginave; do ta bëjë shkretëtirën një liqen uji dhe tokën e thatë burim ujërash..” (Isaia 41:17-18 NLT)

Zoti na siguron se Ai është  me ne edhe në shkretëtirë, apo  Luginën e Lotëve. “Nuk do të të lë dhe nuk do të të braktis” (Hebrenjve 13:5). “ Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. ” (Mateu 28:20). Vazhdo të ecësh.  Do të gjesh ujë përsëri.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI