Jezusi është ndërmjetësi ynë i përsosur

Kështu Aaroni do t’i mbajë emrat e bijve të Izraelit të skalitur në pektoralin e gjykimit, mbi zemrën e tij, kur të hyjë në shenjtërore, si kujtim të përjetshëm përpara Zotit.” Eksodi 28:29

 Më pëlqen shumë ky përshkrim. I gjithë kapitulli 28 flet për veshjen e priftit. Kështu, Aaroni ishte prifti dhe do të futej në vendin shumë të shenjtë në emër të popullit dhe pjesa më e mirë e përshkrimit ka të bëjë me rolin e priftit si ndërmjetësues, i cili del para Perëndisë për popullin dhe përfaqëson Perëndinë te populli. Pra, është përshkrim i ndërmjetësuesit, ndaj më lejoni ta lexoj sërish: “Aaroni do t’i mbajë emrat e bijve të Izraelit të skalitur në pektoralin e gjykimit, mbi zemrën e tij, kur të hyjë në shenjtërore, si kujtim të përjetshëm përpara Zotit.”. Lutja ndërmjetësuese është një vepër ku shkon te Perëndia për të tjerët.

I gjithë përshkrimi i një ndërmjetësuesi është për të sjellë popullin para Zotit. Kur mendojmë për lutjen ndërmjetësuese, cila është ajo gjë për të cilën lutemi? Ne lutemi për të tjerët. I sjellim ata para Zotit duke lënë jetët e tyre para Tij, duke lënë situatat e tyre para Tij dhe duke thënë: “Perëndi, të lutem, ndihmoje këtë person. Të lutem, ngushëlloje këtë person. Të lutem, shëroje këtë person. Të lutem, forcoje këtë person. Të lutem, jepi guxim këtij personi. Perëndi, të lutem.”. Dhe lista vazhdon. Ne lutemi për të tjerët dhe ky është një rol i rëndësishëm. Dhe Jezusi e luan një rol të tillë për ne. Ai është ndërmjetësuesi ynë dhe është Ai që shkon te Perëndia Atë për ne, që siguron sakrificën për të mbuluar mëkatet tona. Ne jemi lutur për këtë dhe do të vazhdojmë të lutemi. Do ta lavdërojmë Jezusin për të gjithë përjetësinë.

Dhe në të njëjtën kohë te Hebrenjtë thuhet se Jezusi jeton për të ndërmjetësuar për ne, ditë e natë, për të siguruar atë që kemi nevojë, për të ndërmjetësuar para Atit për ne. Kur mendojmë për Romakët, kapitulli 8, nuk kemi vetëm Perëndinë Bir por edhe Perëndinë Atë. Fryma na ndihmon në dobësitë tona. Ne nuk e dimë gjithmonë se për çfarë duhet të lutemi, por Fryma ndërmjetëson për ne me psherëtima të patregueshme. Dhe ai që heton zemrat e di cila është mendja e Frymës, sepse ai ndërhyn për shenjtorët, sipas Perëndisë. Pra, kemi këtë tablo të ndërmjetësimit për ne gjatë gjithë kohës. Gjithashtu, unë dhe ju jemi thirrur për të ndërmjetësuar për të tjerët në një mënyrë që është ndryshe nga mënyra e Jezusit dhe e Frymës së Shenjtë, por kjo modelohet dhe fuqizohet me anë të ndërmjetësimit të tyre.

 

Ajo që unë dhe ju bëjmë është që kemi privilegjin për të ardhur para Perëndisë dhe për të ndërmjetësuar për njerëzit në nevojë në mënyra të ndryshme. Dhe një pjesë e imja dëshiron që ta ndalojë këtë program në mes dhe thjesht të qëndrojë në heshtje me qëllim që të ndërmjetësojmë për njerëzit në nevojë. Por unë do të vazhdoj të lutem dhe më pas dua t’ju inkurajoj që të mos ndaloni së luturi. Unë dua t’ju ftoj që të këmbëngulni në lutje tani për njerëzit pranë jush që janë në nevojë. Nëse jeni vetëm, lutuni, por vazhdojeni lutjen edhe pas programit. Thjesht lejojeni Frymën e Perëndisë t’ju drejtojë në një kohë ndërmjetësimi. Perëndi, ne të lavdërojmë për këtë privilegj. Jezus, ne të falënderojmë që je ndërmjetësuesi ynë. Të lavdëroj edhe Ty, Frymë e Shenjtë, që ndërmjetëson për ne me psherëtima të patregueshme që fjalët nuk mund ta shprehin. Ne të lavdërojmë për dashurinë Tënde për ne, që rron për të ndërmjetësuar për ne, Zoti Jezus. Ne lutemi që Ti të na ndihmosh të jemi ndërmjetësues besnikë, që të lutemi për ata që janë në nevojë, që t’i sjellim ata para Teje, njerëz që nuk të njohin Ty, që të ndërmjetësojmë besnikërisht për shpëtimin e tyre. Të ndërmjetësojmë për njerëzit në jetën tonë, në familjen tonë, në vendin ku punojmë, për njerëzit nëpër botë. Ne ndërmjetësojmë për fisin Tai Dam në Vietnam, gati një milionë prej tyre dhe vështirë se gjendet ndokush si ndjekës i Jezusit. Perëndi, ne e sjellim para Teje këtë fis dhe të lutemi për shpëtimi dhe lavdia Jote të bëhet e njohur te ata. Ne të lutemi që t’i shpëtosh ata. Ata kanë nevojë për ungjillin. Të lutemi të dërgosh punëtorë te ata. Perëndi, ne ndërmjetësojmë për njerëzit që nuk të njohin Ty, për kishën tënde, për motrat dhe vëllezërit në Krishtin që po kalojnë gjithfarë gjërash. Disa kanë nevojë për shërim, për ngushëllim, për forcë, për inkurajim. Perëndi, ne ndërmjetësojmë për nevoja fizike, për nevoja frymërore dhe për nevoja emocionale. Perëndi, ne ndërmjetësojmë për qytetet. Lutem për qytetin ku unë jetoj. Lutem për mëshirën dhe hirin që gjendet në ungjill dhe që të bëhen të njohur në qytete, komunitete dhe shtete. Perëndi, na ndihmo të jemi ndërmjetësues besnikë. Na mëso të jemi ndërmjetësues besnikë. Edhe tani lutemi të na ndihmosh të ndërmjetësojmë për të tjerët. Lutemi t’i dëgjosh dhe t’u përgjigjesh lutjeve tona. O Perëndi, ne lutemi dhe i sjellim ata para Teje. Në emrin e Jezusit, amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI