Falja do të thotë të ndash të njëjtën dhuratë që na dha Jezusi – pavarësisht nga ofendimi. Kolosianëve 3:12-15
Shpesh e justifikojmë një zemër të zemëruar, që nuk fal duke menduar: Epo, Zoti e di se çfarë më bëri ai person. Kështu që Ai e kupton pse ndihem kështu. Sigurisht që Jezusi – i cili ishte plotësisht Perëndi dhe plotësisht njeri – i njeh emocionet njerëzore si brenda dhe jashtë. Në fakt, Ai vetë përjetoi tradhëti dhe braktisje, ndaj është e vërtetë që Ai e kupton dhimbjen tonë. Megjithatë, Ai nuk e miraton një qëndrim mosfalës.
Nëpërmjet Shpëtimtarit, ne shohim se si Perëndia e sheh faljen, edhe kur bëhet fjalë për fyerjet më të rënda. Dhe merrni parasysh këtë: Ne jemi ata që vazhdimisht e tradhtojmë Atë. Si? Ne i kemi mohuar Atij vendin që i takon në jetën tonë, kemi dyshuar në Fjalën e Tij dhe kemi shpërfillur udhëzimet e Tij. Ka raste që ne e përjashtojmë Atë nga aktivitetet dhe vendimet tona të përditshme, në mënyrë që të mund t’i ndjekim gjërat më shumë sipas dëshirës sonë. Për më tepër, ne kemi mëkatuar kundër Tij dhe njerëzve të tjerë.
Dhe cila është prirja e Jezusit ndaj nesh? “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje” (Mateu 11:28). Tani, a besoni vërtet se Ai do të justifikojë mosfaljen tonë? Jo, Ai dëshiron që ne të shohim kryqin. Aty do të zbulojmë çmimin që është paguar për faljen tonë. Ashtu siç jemi falur, po ashtu duhet të falim (Kol. 3:13).