Të gjithë i kemi ato kohë kur lutemi dhe ndihemi sikur lutjet tona nuk e kalojnë “tavanin”. Është e vështirë në dhomën e pritjes së Zotit. Jeni vetëm ju dhe Zoti. Dhe ndërsa jeni atje, Zoti ju tregon se mjaftueshmëria jonë vjen nga Ai (2 Korintasve 3: 5).
Kur Jezusi vizitoi miqtë e tij Marinë dhe Martën pas vdekjes së vëllait të tyre, Jezusi e dinte se çfarë do të bënte. Ai nuk nxitoi porsa dëgjoi për Llazarin. Jezusi u mbështet plotësisht tek Ati i tij.
Zoti e bën të njohur veten edhe kur hesht.
Si na inkurajon Zoti në ato kohë kur nuk dëgjojmë asgjë prej tij?
Kushtoji kujdes çdo përkujdesje, detajeve dhe shërbimeve qe personat e tjerë tregojnë ndaj teje. Një mënyrë si Zoti e shpreh dashurinë e tij ndaj nesh është përmes njerëzve të tjerë që sjell në jetën tonë. Vlerëso dashurinë dhe përkujdesjen që të tjerët tregojnë ndaj teje.
Zoti na jep forcë
Kur gjendemi në mes te situatave të vështira, duhet të kujtojmë atë që Pali thotë tek 2 Korintasve 12:10: “Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fortë”.
Ati ynë nuk lejon asgjë në jetën tonë që nuk është për të mirën tonë. Provat tona na ndihmojnë të mësojmë si të mbështetemi te Zoti. Ndonjëherë ne harrojmë gjërat thelbësore që janë të nevojshme për të ecur me Perëndinë.
Ne harrojmë se si u bëmë fëmijët e tij në radhë të parë. Ne mund të inkurajohemi dhe të mësojmë si të mbështetemi me gjithë zemër tek Ai, ato kohë që nuk i kuptojmë. Zoti na thotë, ashtu si kemi marrë Krishtin Jezus, Zotin, ne duhet të ecim në të (Kolosianëve 2: 6). Dhe si e pritëm atë? Me besim. Ne thjesht besuam. Dhe kështu do të ecim me të, duke besuar.
Ne fillojmë e kemi probleme kur përpiqemi t’i kuptojmë gjërat. Rrugët e Zotit janë shumë më të larta se rrugët tona dhe mendimet e tij janë më të larta se mendimet tona (Isaia 55: 8-9). Në vend që të besojmë te Zoti me gjithë zemrën tonë, (Fjalët e Urta 3: 5), ne besojmë te vetja dhe mbështetemi tek të kuptuarit tonë. Nuk është çudi që thjesht na shkakton më shumë ankth.
Herën tjetër kur të gjendeni në dhomën e pritjes së Zotit dhe të mos dëgjoni asgjë, merrni zemër. Zoti bën disa nga punët e tij më të mira në errësirë.