A ke ndaluar ndonjëherë të vlerësosh ndikimin e mënyrës tënde të komunikimit? Një fjalë e kujdesshme, inkurajuese, një koment i bërë prerazi, një vështrim i dhembshur ose një koment i pakujdesshëm, një vërejtje e pasjellshme… çfarë u komunikojnë këto në të vërtetë atyre që janë më afër teje?
Fjalët e tua kanë potencialin për t’i dhënë jetë, ose vdekje zemrës së tjetrit. Fjalët e tua, bashkë me qëndrimet e nënkuptuara, do t’i ndërtojnë të tjerët, ose do t’i rrënojnë, do t’i forcojnë në Zotin, ose do t’ua dobësojnë besimin.
“Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj.” (Fjalët e Urta 18:21)
Udhëzime për komunikimin e frytshëm
Komunikimi i mirë në marrëdhënie ka këto tre karakteristika bazë.
- Ngrohtësi — përcjellja e pranimit dhe e mirësjelljes
- Vërtetësi – të mos kesh asnjë plan të fshehtë
- Njëjtësim – vendosja e vetes në rrethanat e tjetrit
“Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t`u japë hir atyre që dëgjojnë.” (Efesianëve 4:29)
“Dhjetë Urdhërimet” e komunikimit të Perëndishëm
- Fjalët e tua duhet të jenë sinqerta. (Fjalët e Urta 12:22)
- Fjalët e tua duhet të jenë të kënaqshme për Perëndinë. (Psalmi 19:14)
- Fjalët e tua duhet të japin jetë. (Fjalët e Urta 18:21)
- Fjalët e tua duhet të jenë inkurajuese. (1 Thesalonikasve 5:11)
- Fjalët e tua duhet të jenë të hirshme. (Predikuesit 10:12)
- Fjalët e tua duhet të jenë të urta. (Fjalët e Urta 10:13)
- Fjalët e tua duhet të jenë të pakta. (Fjalët e Urta 10:19)
- Fjalët e tua duhet të jenë në kohën e duhur. (Fjalët e Urta 15:23)
- Fjalët e tua duhet jenë investim. (Fjalët e Urta 12:14)
- Fjalët e tua duhet të jenë të dashura. (1 Korintasve 13:1)