Të jetosh me besim!

Ne mund të gjendemi në vende, ku ne nuk kemi kontroll mbi rrethanat tona. Në mes të stresit dhe perspektivës së gabuar, ne mund të besojmë se nuk po bëjmë një ndryshim, por kjo është e gabuar.

Elia ishte djegur,  rraskapitur plotësisht dhe mbretëresha Jezebel kishte kërcënuar jetën e tij. Elija i tha Zotit: “Populli i Izraelit ka braktisur besëlidhjen tënde, ka hedhur poshtë altarët e tu dhe ka vrarë profetët e tu me shpatë, dhe unë, vetëm unë kam ngelur dhe ata kërkojnë jetën time për ta marrë me vete(1 Mbretërve 19:10). Ai ishte i frikësuar, ndaloi së besuari tek Zoti dhe ndihej i vetëm. Ashtu si Elija, ne mund të konkludojmë se nuk kemi asnjë vlerë dhe thjesht vendosim të heqim dorë.

Kur ndihemi kështu, duhet të kujtojmë se Zoti nuk i lejon gjithmonë shërbëtorët e Tij të shohin rezultatet e punës së tyre. Ai mund ta bëjë këtë, por kur nuk e bën, Ai dëshiron që ne të ecim me besim. Kur ecim vetëm me shikim, ne humbasim aftësinë për t’i besuar Zotit. Por kur kemi besim në planin e Tij për jetën tonë, fjalët e Tij nuk do të jenë të kota (Isaia 55:11).

Zoti iu përgjigj Elias në 1 Mbretërve. Ai nuk foli përmes fuqisë së tij të fuqishme, por përkundrazi me një pëshpëritje. Zëri i tij i qetë i kujtoi Elijas se Ai ishte ende në kontroll.

Duke i besuar furnizimit të Zotit

Gjatë kohërave të vështira, mbaj mend se si Zoti është shfaqur për ty në të kaluarën tënde, si të ka ndihmuar kur je përballur me sfida të jashtëzakonshme në jetën, shërbesën dhe punën tënde. Kjo do të ndihmojë të kuptosh  se çfarë do të thotë të ecësh me besim, duke njohur që mjaftueshmëria jote vjen nga Zoti.

Zoti është ende Zot, dhe Ai është në kontroll. Ndërsa po i beson Zotit, mos ki frikë nga ajo çfarë do sjellë e ardhmja. Në vend të kësaj, hap zemrën dhe pyet Zotin: “Çfarë do Ai që ti të bësh më tej?

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI