Zhvillimi i trurit te femijët ndikohet nga koha para ekranit.

Shumë Media

Zhvillimi i trurit te femijët ndikohet nga koha para ekranit, sipas një studimi të funidt. Epoka e medias i ka bërë shërbimet dixhitale më të aksesueshme për këdo, duke përfshirë fëmijët e vegjël.

Një studim i ri në Spitalin e Fëmijëve Cincinnati zbuloi që fëmijët e vegjël po qëndrojnë më shumë përpara ekraneve se sa është e rekomandueshme.
Në 2016-ën, Akademia Amerikane e Pediatrikëve (AAP) krijoi udhëzime për prindërit që t;i referoheshin.

“Familjet duhet që në mënyrë aktive të mendojnë për përdorimin e medias nga fëmijët e tyre. Ata duhet të flasin me fëmijët për këtë. “Përdorimi me tepri i medias do të thotë që fëmijët nuk kanë shumë kohë të luajnë, studiojnë, flasin, apo flenë”. Kështu është shprehur Jenny Radesky, MD, FAAP.

Rekomandimet e Akademisë Amerikane të Pediatrikëve përfshijnë:

  • Fëmijëve më të vegjël se 18 muajsh, duhet tu shmanget përdorimi i ekraneve përveç video-chatting (telefonatat me kamera).
  • Moshave 2 – 5 vjeç, duhet tu kufizohet përdorimi i ekranit në 1 orë në ditë me programe cilësore.
  • Fëmijëve të moshave mbi 6 vjeç, duhet tu vendosen kufizime në përdorimin e medias, dhe në llojet e medieve. Sigurohu që media nuk i zë vendin gjumit, aktivitetit fizik dhe sjelljeve të tjera të nevojshme për shëndet të mirë.

Zhvillimi i trurit te femijët – Përfundimet e studimit

Gjatë studimit, 47 fëmijë mes moshës 3-5 vjeç iu nënshtruar rezonancës magnetike të trurit, dhe testit kognitiv. Ekzaminimi zbuloi që aftësitë si shpejtësia e përpunimit prej trurit ishin ndikuar.

Studime të tjera të fundit kanë treguar një ndikim negativ në spektrin e përqendrimit dhe aftësive të gjuhës.

Dr. John Hutton, autori i këtij studimi të fundit dhe drejtor i Qendrës për Zbulime në Lexim dhe Të Shkruar tek Spitali i Fëmijëve Cincinnati tha, “Këto gjetje janë në urdhër për studime të mëtejshme për të kuptuar se çfarë duan të thonë dhe se si vendosen kufizime të përshtatshme në përdorimin  e teknologjisë.”

Gjithashtu, studimi ishte i sigurt për atë që po zëvendësohet nga koha përpara ekranit, siç është të lexuarit me prindërit dhe ndërveprimi me fëmijët e tjerë jashtë.

David Anderson, Ph.D., një psikolog klinik dhe drejtor i National Programs and Outreach në Child Mind Institute, theksoi rëndësinë e kufizimit të kohës përpara ekranit dhe “të jemi shumë të kujdesshëm kur përdorim ekranet me fëmijët e vegjël, sepse fëmijët e vegjël janë në një periudhe delikate të zhvillimit.”

Anderson tha se fëmijët “kërkojnë ndërveprim përpallë” për të arritur standardet e zhvillimit duke përfshirë gjuhën dhe aftësitë sociale. Ata duhet të zhvillojnë një të kuptuar të emocioneve dhe “të ndërtojnë qëndrueshmëri ndaj situatave kur lundrojnë vetë në internet.”

Ekspertët theksojnë që ekzistojnë disa avantazhe prej kohës së kaluar në ekran dhe inkurajojnë prindërit të zhvillojnë një plan familjar mbi median.

“Doza të vogla të kohës përpara ekranit mund të jetë një mënyrë pushimi pozitive për shëndetin, redukton stresin dhe të lidh në mënyrë sociale me miqtë dhe anëtarët e familjes,” shton Anderson.

Nga Andrea Morris

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI