Interneti dhe fëmijët / adoleshentët

Interneti mbush sot 50 vjeç.

Interneti mbush sot 50 vjeç. Ishte në fakt 29 tetori 1969 kur u krye transmetimi i një pakete të parë të të dhënave midis dy kompjuterëve, në Universitetin e Los Anxhelesit, nën mbikëqyrjen e shkencëtarit të kompjuterave Leonard Kleinrock .Rrjeti nuk quhej internet, por arpanet dhe ishte një projekt i kërkuar nga një agjenci e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA.”Babai” i internetit, Tim Berners-Lee, bëri revolucionin në internet 20 vjet më vonë. Në 1989 ai paraqiti në Gjenevë atë që përfaqësonte bazën teorike të rrjetit në mbarë botën, ndërsa në 1991 faqja e parë e internetit ishte online.

Interneti dhe fëmijët / adoleshentët

Sot, menaxhimi i përdorimit të teknologjisë në familjet tona është sfida më e madhe që hasim çdo ditë. Por ndalemi tek fëmijët, pasojat që sjell teknologjia (telefonat), në përqëndrimin e tyre, dhe udhëzime se si duhet përdorur dhe se sa kohë duhet kaluar në varësi të moshave.

Përqëndrimi.

Ne e dimë që të përdorësh telefonin kur jemi duke i dhënë makinës ka pasoja, por kur fëmijët janë duke bërë detyrat e shkollës ?

Është diçka që pothuajse të gjithë fëmijët e bëjnë, dhe prindërit kanë qenë të pranishëm aty duke i lejuar që ata të kontrollojnë telefonin e tyre, në mënyrë që thjesht të largojnë mendjen dhe më pas të rikthehen përsëri tek detyrat e tyre. Por duke iu referuar një studimi rezultoi se, prezenca e telefonit apo tabletit gjatë të mësuarit, redukton mundësinë e një personi që të përqëndrohet. Në këtë studim, personat që i lanë telefonat në dhomën tjetër patën rezultate më të larta se ata që i kishin telefonat pranë vetes, në qetësi, dhe të kthyer përmbysë në tavolinë. Studentët pohuan se në mënyrë të pa ndërgjegjshme ata ishin duke menduar për telefonat e tyre gjatë kohës që nuk i kishin në duart e tyre, dhe kjo gjë çoi në rezultate më të ulta gjatë provimit.

Pra në bazë të këtij studimi,  secili prej nesh e di se çfarë duhet të bëjë tani!

Udhëzime rreth përdorimit të telefonave apo tabletëve sipas moshave:

Fëmijët 0-4 vjeç:

– Ekspozim ndaj teknologjisë në mënyrë shumë të limituar.

-Filloni dhe tregojini si të ndjekin shembullin tuaj më të mirë. Mos kontrolloni mesazhet apo çdo njoftim në telefon kur jeni duke kaluar kohë së bashku familjarisht. Fëmijët mësojnë dhe imitojnë veprimet e më të rriturve!

-Vlerëso rëndësinë dhe vlerën që kanë lojrat tradicionale dhe hapësirat e hapura në natyrë.

Fëmijët 5-11 vjeç:

– Shikoni gjërat së bashku. Nëse shqetësoheni se fëmijët tuaj po marrin mesazhe të këqija nga mediat, mënyra më e mirë për t’iu kundërvënë atyre është ti shikoni së bashku me fëmijët tuaj dhe ti tregoni se kur diçka nuk është e drejtë.

-Koha për të parë çdo gjë përpara ekranit, nuk duhet të jetë gjatë gjithë kohës!

-Bëhuni të zgjuar! Përshtateni kohën e qëndrimit përpara ekranit në bazë të imagjinatës që ka fëmija juaj, dhe moshës së tij.

-Inkurajoini për aktivitete të tjera. Bëhuni ju shembull që fëmija të jetë i shëndetshëm dhe të ushtrojë sporte që i pëlqejnë.

Fëmijët +12 vjeç ( adoleshentët)

-Mbani modelin e sjlljes së mirë ndaj teknologjisë. Edhe pse ata po rriten kanë nevojë të flasin me ju, jo vetëm me shokët apo shoqet e tyre.

-Këshillojini fëmijës tuaj që të ketë privatësinë e tij. Jo çdo gjë duhet postuar nëpër rrjetet sociale!

-Mbajeni njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale jo për ta spiunuar fëmijën tënd. Ju duhet të filloni duke i besuar atyre si fillim !

-Mësojini fëmijës tuaj se dhe të dërgosh mesazhe mund të jetë paksa e ndërlikuar. Kur dikush nuk dëgjon tonin e zërit apo nuk shikon gjestet dhe shprehitë e fytyrës, mund të keqkuptohet.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI