Zbuloni shpërblimin e vuajtjes suaj!

Ndërsa ne nuk i drejtojmë sytë ndaj gjërave që duken, por ndaj gjërave që nuk shihen, sepse gjërat që duken janë për një kohë, kurse ato që nuk shihen janë të përjetshme. – 2 e  Korintasve  4:18

Bibla na mëson se dhimbja nuk është humbje. Jo vetëm që nuk është humbje, por ka dhe një shpërblim për të.  2 e Korintasve 4:17 thotë:  “Sepse trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie.” Ne e dimë se jo gjithmonë problemet tona janë të lehta dhe  momentale  por kur i mbajmë sytë nga përjetësia, barra e tyre bëhet më e lehtë. Shpërblimi, lavdia e përjetshme, është të jesh në praninë e Perëndisë përgjithmonë. Vuajtjet tona në Tokë na afrojnë çdo ditë e më shumë drejt asaj lavdie. “Prandaj nuk na lëshon zemra; por, edhe pse njeriu ynë i jashtëm shkon në shkatërrim, ai i brendshëm përtërihet nga dita në ditë.” (2 e Korintasve 4:16).

Kjo është shpresa e gjithë besimtarëve të krishterë; ndryshe nga çdo fe tjetër. Tim Keller thekson, “Krishterimi na mëson se, ndryshe nga fatalizmi, vuajtja është dërrmuese; ndryshe nga Budizmi, vuajtja është reale; ndryshe nga karma, vuajtja është shpesh e padrejtë; por ndryshe nga laicizmi, vuajtja ka kuptim. Ka një qëllim për të, dhe nëse përballemi me të ashtu siç duhet,  do të zhytemi  thellë në dashurinë e Perëndisë  dhe si rezultat do të jemi më të fortë dhe të qëndrueshëm.

Çdo i krishterë ka njeriun e brendshëm “të përtërirë” që jeton nën drejtimin e Frymës së Shenjtë. Ai na pregatit të durojmë  në vuajtje,  me sytë tanë të fiksuar  drejt përjetësisë me Perëndinë. Nëse dhimbja juaj sot nuk është e lehtë dhe as momentale, dijeni se nuk do të jetë pa shpërblim.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI