Jo forca jonë, por forca e Zotit!

“Por Moisiu tha: «Oh! Zot, dërgoje mesazhin tënd nëpërmjet kujt të duash!»”-Eksodi 4:13

Është një varg i shkurtër, por me një domethënie marramendëse për atë që ne jemi, për atë që Zoti është, për atë që lutemi dhe për atë që Perëndia na ka thirrur të bëjmë. Më lejoni t’jua lexoj edhe një herë. Eksodi, kapitulli 4, vargu 13: “Por Moisiu tha: «Oh! Zot, dërgoje mesazhin tënd nëpërmjet kujt të duash!»”. Kjo deklaratë e Moisiut për Perëndinë është vazhdimësi e asaj që Moisiu i thotë Zotit: “Perëndi, unë nuk mund ta bëj atë që Ti më ke thirrur të bëj. Unë jam i ngadaltë në të folur. Nuk di t’i flas faraonit dhe t’i them që ta lërë popullin e Izraelit të shkojë. Nuk mund ta bëj këtë.”. Perëndia e sheh atë dhe i thotë: “Kush ta dha ty gojën? Kush bën që ti të flasësh? Jam Unë.”. Dhe domethënia është kjo: Perëndia thotë: “Unë do të të pajis për çdo gjë që të thërras.”. Por edhe pasi Perëndia ia thotë këtë Moisiut, Moisiu i kthehet Zotit dhe i thotë: “Nuk dua ta bëj atë që po më thërret të bëj. Dërgo dikë tjetër.”. Sa e lehtë është për ne që të kemi të njëjtin mentalitet në mënyra të ndryshme. Ne dyshojmë se Perëndia do të na japë atë që na nevojitet për të bërë atë që Ai na thërret që të bëjmë. Është shumë tunduese për mua dhe ju. Dhe kjo mund të ndodhë për çdo ditë në punën që Zoti ju ka dhënë, në situatën ku Zoti ju ka vendosur, në diçka që Zoti po ju thërret. Ju mendoni: “Nuk mund ta bëj këtë.”. Në një farë mënyre kjo është e shëndetshme, sepse realiteti është te Gjoni 15, vargu 5: Nuk ka asgjë që Zoti na thërret të bëjmë dhe që ne mund ta bëjmë me forcën tonë, me burimet tona apo me fuqinë tonë. Ja pse Jezusi thotë: Pa mua ju nuk mund të bëni asgjë. Por fjalët kyçe janë “pa mua”. Pra, po, në vetvete ne kemi dobësi, jemi të paaftë në kuptimin e plotë të fjalës. Unë shoh jetën time dhe nuk mund të jem bashkëshorti që Perëndia më ka thirrur të jem, babai që Perëndia më ka thirrur të jem, pastori që Perëndia më ka thirrur të jem, njeriu që Perëndia më ka thirrur të jem. Asnjë nga gjërat në listën time që duhet të bëj sot apo nesër… nuk ka asgjë që mund të bëj pa hirin dhe mëshirën e Perëndisë. Këtë e di për çdo ditë. Dhe besoj se edhe ju kështu mendoni. Nëse nuk mendoni kështu, kjo është krenari para Zotit, ku ju mendoni se mund ta bëni atë që Ai ju ka thirrur të bëni. Të vetëm nuk mundeni. Por pjesa mahnitëse është që, Ai është i Madhi Unë Jam. Ai ju ka dhënë gjithçka që ju duhet, dhe do t’jua japë. Ai ka premtuar t’ju japë gjithçka që keni nevojë. Te Mateu, kapitulli 6, Jezusi na thotë që të mos shqetësohemi për të nesërmen. Mëshirat e Mia do t’ju ndihmojnë përgjatë të nesërmes ashtu si mëshirat e Mia do t’ju ndihmojnë përgjatë ditës së sotme. Por prapë ne priremi të themi: Nuk dua ta bëj këtë. Ende priremi të largohemi nga ajo që Perëndia na ka thirrur të bëjmë. Ndaj le të lutemi për këtë në zemrat tona:

Zot, ne lutemi që Ti të na ndihmosh të bëjmë gjithçka që na ke thirrur të bëjmë. Ne lutemi të na pengosh që të themi: “Të lutem, dërgo dikë tjetër. Dikush tjetër mund ta bëjë këtë.”. Perëndi, ne besojmë që Ti je i Gjithëdituri, Ti je sovran mbi gjithçka, Ti je i mirë. Ti na ke vendosur këtu ku jemi tani. Perëndi, unë lutem për të gjithë ata  që janë duke na dëgjuar dhe po kalojnë prova, sfida dhe vështirësi. Unë lutem që ata do ta dinë se Ti je me ta në mes të rrethanave të tyre. Në fuqinë e tyre ata nuk mund të bëjnë asgjë. Por me Ty, me fuqinë Tënde, me forcën Tënde, me gëzimin Tënd, me paqen Tënde, me urtësinë Tënde, me burimet e Tua dhe me ndihmën Tënde ata munden dhe janë krijuar të bëjnë gjithçka që Ti i ke thirrur të bëjnë. Ndaj, Zot, mos lejo që të të themi: “Të lutem, dërgo dikë tjetër.”. Zot, së bashku me të tjerët unë rrëfej se ne priremi ta themi këtë. Përgjatë vitit të fundit kam menduar shpesh që dikush tjetër mund ta bëjë këtë ose diçka tjetër. Perëndi, unë të lavdëroj për dashurinë Tënde për mua, për dashurinë Tënde për ne, për urtësinë Tënde dhe për situatat ku na ke vendosur me qëllim që të jemi plotësisht të varur nga Ti. Të falënderojmë për besnikërinë Tënde për të na dhënë gjithçka që kemi nevojë në ato situata. Në rangun botëror ne lutemi për njerëzit që ende nuk kanë dëgjuar për Ty, për fisin deuonga në Indi. Asnjëri prej tyre nuk beson në Ty. Zot, dërgo dikë nga ne, jo dikë tjetër, por dikë nga ne. Zot, ne lutemi se këdo që Ti thërret për të shkuar në fisin deuonga dhe në 7 mijë grupet e tjera, ne të shkojmë me forcën që Ti siguron. Perëndi, ne të lavdërojmë që nuk na lë vetëm me burimet tona për të bërë atë që Ti na ke thirrur të bëjmë, që Ti të na pajisësh, të na bësh të aftë, të na fuqizosh për të bërë gjithçka që na ke thirrur të bëjmë. Ndaj sot ne shohim nga Ti dhe të themi: Na ndihmo. Ne besojmë se Ti do të sigurosh gjithçka që kemi nevojë për të bërë çdo gjë që na ke thirrur të bëjmë. Në emrin e Jezusit ne lutemi, amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI