Libri i Gjykatësve, në Bibël na thotë se Shilohu, ishte një vend domethënës në historinë e izraelitëve, kur ata erdhën në Tokën e Premtuar.
Sot, më shumë zbulime po dalin nga zona arkeologjike që vazhdojnë t’I japin jetë Biblës. Dr. Stripling tregon më shumë për zhvillimet. Ai thotë: “Bibla shkruan se Eli (kryeprifti në atëkohë) ishte në portën e Shilohut, kur merr lajmin se Arka e Besëlidhjes, është kapur, se djemtë e tij janë vrarë. Ai bie dhe vdes tek porta. Pra, është një funksion që përmendet në Bibël, kështu që ne ishim shumë kureshtarë nëse do ta hasnim.”
Shiloh nuk është vetëm vendi ku jetoi dhe vdiq Eli, por edhe vendi ku Jozueu ndau Tokën e Premtuar, midis 12 fiseve të Izraelit, ku Ana u lut për një djalë që u bë profeti Samuel dhe ku Tabernakulli i Zotit, qëndroi për gati 400 vjet.
Stripling na drejtoi në zbulimin e tyre ndoshta më të rëndësishëm.”Ky është vendi ku keni ardhur për t’u lidhur me Zotin. Jerusalemi mbetet një qytet pagan edhe për treqind vjet të tjera. Arka është këtu. Tabernakulli është këtu dhe këtu, keni ardhur për t’u lidhur me Perëndinë.”
Pyetjes nëse Stripling, besonte se kishin gjetur në të vërtetë Tabernakullin, ai u përgjigj: “Nuk jam gati të them se e di me siguri, por do t’ju them se ajo që kemi zbuluar është një ndërtesë që përputhet me dimensionet e Tabernakullit.”
Ndalesa tjetër në turneun arkeologjik ishte një depozitë kockash aty pranë. Stripling përshkroi se sa kuptimplotë ishte vendi për ekskavatorët. “Njerëzit që punojnë këtu po bëjnë diçka që nuk do ta harrojnë kurrë pjesën tjetër të jetës së tyre. Dua të them, ata po zbulojnë provat e sistemit të flijimit. Pra, dua të them, këto ishin kafshë që sollën shlyerjen, faljen e mëkatit për njerëzit. Ato tregojnë një histori të pagabueshme që përputhet me atë që lexojmë në tekstin biblik.”