Atëherë ai i tha: “Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Izrael, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar”.– Zanafilla 32: 28
Nga të gjitha gratë dhe burrat e Biblës, Jakobi mund të duket si personi më i çuditshëm për të shoqëruar emrin e Perëndisë. “Perëndia i Jakobit” është një titull që përdoret shpesh për Zotin e Biblës dhe Jakobi përmendet 22 herë në shkrimet e shenjta.
Jakobi ishte nipi i Abrahamit, binjaku i Esaut. Lindja e këtyre binjakëve ishte një përgjigje e lutjeve të përkushtuara të nënës së tyre Rebekës. E megjithatë vëllezërit ishin mizorë ndaj njëri-tjetrit. Që nga lindja, Jakobi u etiketua si mashtrues dhe kapës i thembrave, sepse ai kapi thembrën e të vëllait të tij ndërsa Esau po lindte para tij. Për Rebekën ndoshta ka qënë shume e çuditshme të ndjente përpëlitjen e binjakëve në barkun e saj!
Të jesh i zgjuar është gjë e mirë, për aq kohë sa nuk përdoret për keq. Kur Jakobi u rrit, ai mashtroi vëllanë dhe babanë e tij dhe vodhi të drejtën e trashëgimisë familjare. Kjo shkaktoi një përçarje aq të madhe në familje saqë nuk u shërua për vite të tëra. Kur Jakobi ishte në rrugën e tij për të bërë paqe me vëllain e tij tashmë të rritur, Perëndia dërgoi një engjëll që luftoi me Jakobin. Historia është një skenë tipike për jetën e një mashtruesi. Në fund, Zoti e riquajti Jakobin si “Izrael” si shenjë se kishte kapërcyer betejat e tij me Perëndinë dhe njerëzit.
Në të gjithë shkrimin e shenjtë, titulli “Perëndia i Jakobit” na kujton se përpjekjet tona, madje edhe të metat apo mëkatet tona, nuk na shkëputin nga dashuria e Perëndisë , dashuri e cila na ndryshon jetën. Zoti i do, i zgjedh, i rafinon dhe i përdor njerëzit e papërsosur si ti dhe unë!