Fuqia e Inkurajimit!

Helen, mësuesja e matematikës së shkollës së mesme, vuri re një të premte se mësimi që po përpiqej të jepte nuk po i ecte mirë. Kështu që, ndaloi dhe  u kërkoi nxënësve të bënin një listë të të gjithë fëmijëve të klasës dhe përkrah emrit të shkruanin gjënë më të bukur që vlerësonin tek ai person. Në fundjavë, Helen i mblodhi listat dhe i shkruajti secilit student një letër  ku përmblodhi të gjitha gjërat e këndshme që klasa kishte thënë për të. Të hënën, ajo ua shpërndau listat përkatëse secilit student. Fëmijët u habitën se sa shumë u inkurajuan nga fjalët që lexuan.

Kaluan disa vite dhe një ditë Helen u prit në aeroport nga prindërit e saj. Ndërsa po shkonin në shtëpi, prindërit e pyetën nëse i kujtohej Mark Eklund. Ajo u përgjigj: “Po patjetër, si është ai?” Po rata i thanë: “Ai është vrarë në Vietnam dhe prindërit e tij na kërkuan nëse ti mund të shkosh në funeralin e tij.”

Helen shkoi në funeral dhe pas ceremonisë mortore, prindërit e Markut hapën portofolin e tij dhe nxorën një copë letre të ngjitur, dhe të palosur shumë herë, dhe e pyetën nëse ajo e mbante mend atë listë. Ishte lista që ajo vetë  kishte përpiluar atë fundjavë në shkollën ku jepte mësim. Prindërit e Markut i thanë: “Ai e kishte me vete kur vdiq dhe duam t’ju falënderojmë nga zemra. Siç mund ta shihni edhe vetë, Marku e ka vlerësuar shumë këtë gjë.” Shokët e tjerë të klasës u afruan dhe të gjithë pohuan se edhe ata akoma i mbanin ato lista. Chuck e mbante listën e tij në sirtarin e sipërm të tavolinës së tij në shtëpi. Gruaja e Gjonit shtoi: “Gjoni më kërkoi ta fusja listën e tij në albumin e dasmës sonë. Marilyn tha se ajo e mbante listën në ditarin e saj. Vicki e nxorri  të sajën nga çanta, duke thënë: “Mendoj se të gjithë i kemi ruajtur listat tona”. Atëherë Helen tha: “U ula dhe qava. Nuk e kisha imagjinuar kurrë fuqinë që ka inkurajimi.”

Bibla na thotë që “të inkurajojmë njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë njëri-tjetrin” (1 Thesalonikasve 5:12). Le të inkurajojmë njëri – tjetrin!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI