Vraponi me gëzim!

Veprat e Apostujve, kapitulli 20, vargu 24, një nga vargjet e mi të preferuar në Librin e Veprave të Apostujve. Pali tha: “Por unë nuk dua t’ia di fare për jetën time që nuk e çmoj aq, sa ta kryej me gëzim vrapimin tim dhe shërbesën që mora nga Zoti Jezus, të dëshmoj plotësisht ungjillin e hirit të Perëndisë.” Kjo deklaratë përmbledh pasionin e Palit, për mënyrën se si Ai e sheh jetën. Nuk dua t’ia di fare për jetën time që nuk e çmoj aq, sa ta kryej me gëzim vrapimin tim dhe shërbesën që mora nga Zoti Jezus, të dëshmoj plotësisht ungjillin e hirit të Perëndisë.

Mendoj për secilin nga këta kapituj tek Veprat e Apostujve dhe ndërsa lutemi përmes tyre, e gjej veten vazhdimisht të shtyrë drejt lutjes për përhapjen e Ungjillit, përmes jetës sonë.  Ndjej sikur cdo lutje që rrjedh nga cdo varg dhe nga cdo kapitull, do të më ndihmojë mua që ta ndaj Ungjillin me besnikëri. Pikërisht kjo është ajo që Pali po shpreh këtu. Mendoni për këtë. Ai e di se është në këtë botë, për ndarjen e Ungjillit. Ai thotë më vonë: “Unë dua të largohem e të jem me Krishtin, por është më mirë që jam këtu, në urtësinë e Perëndisë. Ai më ka lënë këtu për të përhapur Ungjillin. Kjo është ajo që unë dua të bëj. Unë dua të dëshmoj për hirin e Tij.”

Le ta shohim jetën tonë në të njëjtën mënyrë. Nuk po them se kjo është gjëja e vetme që ne bëjmë në botë. Sigurisht që kjo nuk është ajo që Bibla na mëson, por Bibla na thotë se është parësore. Ne jemi këtu në tokë për të përhapur Ungjillin e hirit të Perëndisë. Jemi këtu për të ndihmuar që edhe njerëz të tjerë të dinë se sa i mirë, sa madhështor, sa i hirshëm, sa i lavdishëm është Perëndia. Kjo është mundësia që Perëndia na ka dhënë cdo ditë, në vendin ku na ka vënë në këtë botë: t’u japim Lajmin e mirë të tjerëve. Një miliardë vite më pas, ajo që do të ketë vërtet rëndësi është, nëse ua kemi dhënë lajmin e mirë të tjerëve, apo jo.

Perëndi, ne të lutemi të na japësh këndvështrimin e duhur, për jetën tonë këtu. Na ndihmo të mos humbasim këtë qëllim të lavdishëm që na është besuar. ne duam të jemi pjesë e dëshmirë për Ungjillin e hirit Tënd, duke u treguar njerëzve për dashurinë tënde në Krishtin. Zot, ne nuk duam të që, kur të arrijmë në fund të jetës sonë këtu, të kthejmë kokën pas, dhe të shohim se nuk e kemi bërë këtë, nuk ia kemi dhënë jetën kësaj, nuk e kemi kaluar jetën duke bërë këtë, në të gjitha vendet ku jemi gjendur. Mendoj për cdo person që po lutet përmes këtij shkrimi dhe për jetën e tij, për planet e tij dhe për vendet e ndryshme ku ka qenë, në të cilat nuk njihet Krishti. Zot, na ndihmo të gjithëve. Ne lutemi të na ndihmosh të jemi besnikë, për të dëshmuar Ungjillin e hirit tënd. na ndihmo të mos e shpërfillim këtë shërbesë që është më e rëndësishmja.

 Ne e dimë se nuk jemi si Pali, që ishte apostull në Testamentin e ri, por dimë edhe që jemi dërguar nga Krishti, me një mesazh, për shpalljen e Ungjillit. Ne lutemi që të na ndihmosh ta bëjmë me besnikëri. Le të themi me zemër se nuk duam t’ia dimë për jetën tonë, që nuk e çmojmë aq, sa ta kryejmë me gëzim vrapimin tonë dhe shërbesën që morëm nga Zoti Jezus, të dëshmojmë plotësisht ungjillin e hirit të Perëndisë. Perëndi, na ndihmo të jemi besnikë, të kryejmë vrapimin sot dhe të bëjmë punën që na ke dhënë, për lavdinë e emrit Tënd dhe për përhapjen e Ungjillit Tënd. Ne lutemi në emër të Jezusit. Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI