Besnikëria e Perëndisë për të vepruar sipas Fjalës së Tij

Kur isha, njëherë, në Jeruzalem dhe pashë një ngjitëse makinë ku shkruhej: “Mendoni mirë dhe të mirat do ju vijnë” – mendoj se i referohej të menduarit pozitiv. Gjithnjë e më shumë dëgjoj mësues që thonë se negativiteti është shfuqizuar për Izraelin dhe vetëm e mira do të vijë. Rasti në fjalë: ditët e fundit. Jeremia 30:7 thotë: “Medet, sepse ajo ditë është e madhe; nuk pati kurrë ndonjë të ngjashme me të; do të jetë një kohë ankthi për Jakobin, por ai do të shpëtojë prej tij.” Ky varg mëson qartë si shumë profeci të tjera se do të ketë një periudhë shumë të vështirë (më të vështirë) kohore për popullin hebre përpara kthimit të Mesias për të vendosur Mbretërinë e Tij. Edhe pse kjo duhet të ndodhë, drejtuesit thonë se kjo kohë për popullin tonë është anulluar apo përmbushur nga holokausti.

Sado që unë do të doja të ishte kështu, nuk ka asnjë provë biblike për të mbështetur këtë pikëpamje. Askund në Bibël nuk thuhet se Zoti do të anullojë periudhën kohore të mundimit që do të bjerë mbi Izraelin dhe popullin hebre menjëherë përpara ardhjes së Mesisë. Pse do të vijë kjo vuajtje? Përgjigja është sepse Zoti është besnik.

“Shikoni, unë vë sot para jush bekimin dhe mallkimin; bekimin në rast se u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, që sot ju përcaktoj;mallkimin, në rast se nuk u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, dhe largoheni nga rruga që ju përcaktoj sot, për të ndjekur perëndi të tjerë që nuk i keni njohur kurrë”. – Ligji i Përtërirë 11:26-28

Prandaj Zoti nuk do ta anullojë të keqen (mallkimin) kur dikush nuk i bindet Atij; përkundrazi, për shkak të besnikërisë së Tij ndaj fjalës së Tij, ai që e refuzon fjalën e Tij do të korrë pasojat. Njeriu duhet të kuptojë se mallkimi është i nevojshëm për ta sjellë të pabindurin në pendim.

Unë nuk jam profet, por kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Judaizmi është bërë gjithnjë e më shumë, gjatë dy mijë viteve të fundit, një fe e bazuar në mësimet, mendimet dhe opinionet e njeriut dhe jo në Shkrimin e Shenjtë. Çdo ditë dëgjoj disa leksione rabinike, kryesisht në një stacion kabllor të quajtur “Hidabrut”. Rrallëherë ndonjë nga mësuesit ndajnë ndonjë mesazh të bazuar në një studim varg pas vargu të ndonjë pasazhi biblik. Kur citohet Shkrimi, interpretimi është zakonisht një pikëpamje mistike e larguar nga konteksti. Por ka dhe përjashtime. Pak kohë më parë, dëgjova një rabin të ri duke folur për ditët e fundit nga kapitulli 2 i Danielit. Ai foli me të drejtë për figurën që do të ngrihet duke iu referuar një perandorie të keqe që do të lindë në ditët e fundit dhe do të sundojë botën dhe do sfidojë mësimet e Perëndisë dhe persekutojë ashpër popullin hebre. Më pas ai pyeti se cila është shpresa jonë? Pas kësaj citoi nga Danieli 2:34,

“Ndërsa po shikoje, një gur u shkëput, por jo nga dora e njeriut,…”

Ishte ky gur që Danieli vazhdon të informojë lexuesin që shkatërroi figurën (perandorinë e keqe). Me të drejtë rabini tha se ky gur është Mesia që do të vijë në ditët e fundit dhe do të çlirojë Izraelin dhe popullin hebre nga të gjitha kombet (perandoria) që do të vijnë kundër nesh.

Shkrimi është më i qartë se çfarë e ardhme e pret Izraelin, e mirë dhe e keqje (bekimi dhe mallkimi). Perëndia nuk do ta anullojë mallkimin. Nëse do të ndodhte, do të hiqte vetë thelbin e faktit —që njeriu ka vullnet të lirë dhe duhet ta ushtrojë këtë vullnet të lirë në dritën e së vërtetës biblike.

Mallkimi po vjen, por njeriu mund ta shmangë atë jo sepse është anulluar, por sepse Mesia e ka marrë mbi Vete, kështu që ne me anë të hirit mund të shpëtonim.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI