Prandaj, vëllezër, përpiquni gjithnjë e më shumë ta përforconi thirrjen dhe zgjedhjen tuaj, sepse, duke bërë këto gjëra, nuk do të pengoheni kurrë. Sepse kështu begatisht do t’ju hapet hyrja në mbretërinë e amshuar të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.- 2 e Pjetrit 1:10-11
Shpesh mendojmë për ” thirrjen” si diçka që tingëllon shumë ekstreme për ne, si psh të bëhemi murg dhe të jetojmë në ndonjë manastir. Por, në fakt, nëse jeni ndjekës i Jezu Krishtit, Ai ka një qëllim të bukur për jetën tuaj, atë që ne mund t’i referohemi si një thirrje, duke përdorur dhuntitë dhe dëshirat tuaja!
Qëllimi i thirrjes së Perëndisë në jetën tuaj është të ndryshoni botën dhe njerëzit në të. Mendoni se nuk mundeni ta bëni këtë gjë? Mendohu përsëri. Ju mundeni, sepse Zoti e krijoi secilin prej nesh në atë mënyrë që të japë kontributin e vet.
Imagjinoni tre rrathë që mbivendosen njëri mbi tjetrin. Në rrethin e parë është “Ajo që doni”. Në të dytin ajo që i nevojitet botës dhe në të tretin, atje ku ju jeni më të mirët. Gjërat që ju i doni, gjërat ku jeni më të mirët dhe për të cilat mund të paguheni pas disa trajnimesh, janë profesioni juaj. Por gjërat që ju i doni natyrshëm, gjërat që i duhen botës dhe gjërat për të cilat mund të paguheni, janë thirrja juaj.
Nëse nuk jeni të sigurt se ku jeni më të mirët nga natyra, pyesni miqtë tuaj! Ata mund t’i shohin dhuntitë tuaja edhe kur ju nuk i vini re, sepse ju vijnë natyrshëm. Nuk kemi nevojë të jemi “mjaftueshëm të mirë” që Perëndia të na thërrasë (shihni 1 e Korintasve 7:20). Zoti i njeh si dhuntitë si edhe të metat tuaja. Kërkoni dhe ndiqni thirrjen e Perëndisë që ka për ju. Sepse do të transformoheni dhe Ai do t’ju aftësojë të bekoni të tjerët.