vitamindVitamina D:  Vitamina e mrekullive

A nuk do të ishte fantastike nëse një vitaminë do të mund të ndërtonte kocka më të forta dhe të mbronte nga diabeti, nga skleroza multiple, kanceri, sëmundjet e zemrës dhe depresioni? Apo të ndihmonte që të humbësh peshë?  Kërkuesit i kanë vendosur shpresat e tyre për të gjitha këto, tek vitamina D- e cila përfitohet si pasojë e reagimit të lëkurës sonë ndaj dritës së diellit,  prej disa ushqimeve dhe suplementeve që mund të marrim. Le të parashtrojmë më poshtë se kush mund të jetë i rrezikuar për mungesë të vitamimës D në organizëm.

 Vitamina D: Ndërton dhe ruan shëndetin e kockave

Vitamina D është e domosdoshme për të pasur kocka të forta, që prej fëmijërisë e deri në moshë të vjetër. Ajo e ndihmon trupin që të absorbojë kalciumin nga ushqimi. Tek të rriturit një dozë me vitaminë “D” dhe kalcium , ndihmon për të parandaluar frakturat dhe thyerjet e kockave që mund të jenë të brishta. Fëmijët kanë nevojë për vitaminën “D”  për të ndërtuar kocka më të forta dhe për të parandaluar shtrembërimin e kockave.  Në vitin 1930 shtimi i vitaminës D në qumësht ndihmoi që thuajse të eliminohej tërësisht çrregullimi që kishte popullata  me mungesën e vitaminës D në trup.

Vitamina D dhe Skleroza Multiple 

Skleroza Multiple është më e shpeshtë në vendet ku nuk ka shumë diell.  Për vite të tëra ekspertet dyshonin se kishte një lidhje midis dritës së diellit, nivelit të vitaminës D dhe këtij çrregullimi auto-imunitar që dëmton nervat.  Nga një studim i ri i bërë mbi defektet  në gjene, mendohet se sa më i ulët niveli i vitaminës D, aq më e lartë është mundësia për Sklerozë Multiple.  Pavarësisht këtyre lidhjeve nuk ka ende evidenca të sakta që rekomandojnë përdorimin e vitaminës D për parandalimin, apo trajtimin e Sklerozës Multiple

 Vitamina D dhe Diabeti

Disa studime kane treguar se ka nje lidhje midis nivelit të ulët të Vitaminës D dhe diabetit të tipit 2-versioni më i zakonshëm  i çrregullimit të sheqerit në gjak.  Por nuk mund të themi përfundimisht se marrja e vitaminës D parandalon krijimin e  Diabetit 2.

Vitamina D dhe rënia në peshë

Studimet kanë treguar se njerëzit të cilët janë obezë, zakonisht kanë nivel të ulët të vitaminës D, por një studim që është bërë për dietat, sugjeron që nëse shtoni vitaminën D në një dietë me kalori të reduktuara, kjo mund të ndihmojë njerëzit që janë mbipeshë për të humbur më lehtësisht  kilogramë.

 Niveli i ulët i vitaminës D dhe  depresioni.

Vitamina D luan një rol në zhvillimin e trurit dhe funksionimin e tij.  Një studim tregon se doza e larta të vitaminës D mund të ulin nivelin e depresionit te gratë.  Por studime të tjera tregojnë rezultate të përziera. Kështu pra që më e mira, është që të flisni me doktorin tuaj nëse duhet që të përdorni vitaminën D, varësisht nga  simptomat e  depresionit.

Si  ju jep dielli Vitaminën D?

Pjesa më e madhe e njerëzve e marrin vitaminën D nga drita e diellit. Kur dielli ndriçon mbi lëkurën tuaj, trupi vetvetiu prodhon vitaminë D,  por me shumë mundësi ju keni më shumë nevojë se kaq. Njerëzit me lëkurë të zbehtë mund të marrin mjaftueshëm për 5-10 minuta në  ditë me diell, disa herë në javë.  Por në ditët që janë me re, kur drita është e ulët në dimër dhe përdorimi i kremrave kundër diellit( të cilët janë të nevojshëm për të shmangur kancerin e lëkurës dhe plakjen),  janë faktorë që të gjithë bashkëveprojnë me njëri-tjetrin.  Njerëzit më të moshuar dhe ata që e kanë lëkurën në ngjyrë më të errët, nuk prodhojnë shumë vitaminë D prej ekspozimit në diell.  Ekspertët thonë se është më mirë që t’u drejtohemi ushqimit dhe suplementeve.

Të ushqehesh me vitaminë  D

Shumë prej ushqimeve që ne hamë nuk kanë vitaminë D në rrugë natyrale. Peshqit si salmoni, peshku shpatë, apo skumbria, bëjnë një përjashtim dhe mund të na sigurojnë një sasi të madhe të vitaminës D vetëm në një racion. Peshq të tjerë si toni dhe sardelet,  kanë gjithashtu vitaminë “D” por në nivel shumë më të ulët.  Sasi të vogla të vitaminës D janë gjetur gjithashtu në të verdhën e vezës, në mëlçi dhe në ushqime si drithërat dhe qumështi.

Niseni ditën tuaj me Vitaminë D

Zgjidheni me mençuri mëngjesin tuaj, kështu mund të merrni një sasi të konsiderueshme të vitaminës D.  Pjesa më e madhe e  llojeve të qumështit që qarkullojnë janë të pasura me vitaminë D, duke përfshirë këtu edhe qumështin e sojës. Lëngu i portokallit, drithërat, buka, kosi, zakonisht kanë përmbajtje të vitaminës D.  Kontrolloni vlerat ushqimore të çdo produkti për të parë se sa po konsumoni.

A  keni mungesë të vitaminës D?

Problemet me konvertimin e vitaminës D nga ushqimi apo nga drita e diellit, mund t’ju çojnë në mungesë të saj.  Faktorët që rrisin riskun për këtë janë:

  • Mosha 50 vjeçare apo më e lartë.
  • Lëkurë e errët
  • Një shtëpi e orientuar drejt veriut
  • Nëse jeni mbipesha, obezë, apo keni pasur një ndërhyrje kirurgjikale në stomak.
  • Nëse keni alergji apo intolerancë ushqimore ndaj qumështit.
  • Nëse keni sëmundje që lidhjen me tretjen.
Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI