Gabimet e fundjavës

Nëse je në grupin e atyre njerëzve që mezi presin fundjavën për t’u çlodhur nga puna dhe streset e javës, natyrisht bën edhe ti gabimet që i bëjnë pjesa më e madhe e njerëze. Në vend që të ndihesh më mirë pas fundjavës dhe më energjike për nisjen e një jave të re, në fakt nëse bën këto gabime, je më e lodhur dhe më më pak gati për të rinisur të hënën me energji.

Shawn Stevenson, autor i “Sleep Smarter”, tregon se: “Zakonisht, ne kemi rutinën tonë si gjatë javës, ashtu edhe në fundjavë, por përjetojmë tmerrin e së dielës në mbrëmje, sepse duhet të zgjohemi herët të hënën në mëngjes.” Dhe për t’u ndier më qetë dhe më lehtë të hënën, ai tregon se  ka disa gabime që duhet t’i shmangësh. Ja cilat janë ato:

Gabim 1: Qëndron në shtrat gjatë gjithë kohës

Fundjava konsiderohet edhe koha kur do të rikuperosh gjumin e humbur, por edhe të çlodhesh nga java e ngarkuar. Megjithatë, sa më gjatë të rrish në shtrat, aq më shumë do ta ndiesh veten të lodhur dhe të këputur gjatë ditës.

Gabim 2: Nuk bën ushtrime gjatë fundjavës

“Nëse nuk zgjohesh herët në mëngjes dhe nuk bën asnjë lloj aktiviteti, cikli i përgjumjes do të vazhdojë” – thotë Stevenson.

Gabim 3: Ha shumë para se të flesh

Pastat e së dielës janë aty dhe po të tundojnë? Të hash shumë në mbrëmje është një simptomë e sigurt për rëndesën në stomak dhe kjo ndikon drejpërdrejt në mungesën e gjumit: “Nuk do të rekomandoja të hash shumë karbohidrate në mbrëmje pikërisht për këtë arsye”, thotë Colon. Përpiqu të zvogëlosh porcionet dhe ta hash darkën rreth orës 19.00.

Gabim 4: Shikon filma ose show-t e preferuar nga krevati deri në orët e vona

Sigurisht, kjo është një mënyrë e mirë për ta shfrytëzuar të dielën, por nuk mund të ndodhë për orë e orë të tëra dhe për më tepër, shtrirë në orët e vona të natës.

Gabim 5: Shpenzon të gjithë të dielën duke menduar për punët që të presin

OK, është tepër vonë: atëherë si i bëhet? Janë disa punë që duhen bërë në kohën e tyre, por e keqja jonë më e madhe është që më shumë humbasim kohë duke menduar se sa bëjmë gjërat që duhen bërë. Ashtu si java, edhe fundjava duhet organizuar në mënyrë të tillë që e hëna, e marta dhe të gjitha ditët e tjera t’i kenë punët të ndara. Organizohu pak më shumë!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI