Fëmijë të zhurmshëm

Lexo: Predikuesit 5:1-7

“Mbrëmjen e shkuar mora një lajm të trishtuar në takimin e drejtuesve në kishë,” tha babai i Joelit një mëngjes.

“Ashtu?” pyeti Joeli duke ngritur kokën. “Për çfarë bëhej fjalë, babi?”“Ka të bëjë me një familje që është shpërngulur në një nga shtëpitë në Elm Strit,” i tha babai. “Ata janë familja Peterson. Të dielën e shkuar erdhën në kishën tonë dhe të hënën pastor Heri iu shkoi për vizitë. Mesa duket ata e kishin pëlqyer atë që dëgjuan nga mesazhi i tij.” Babai ndaloi.

“Po çfarë ka për t’u trishtuar këtu?” pyeti Joeli i habitur. “Mua mirë më duket!”

“Pjesa e trishtueshme është që ata nuk mundën ta dëgjonin mirë ungjillin,” u përgjigj babai. “Pas tyre ishin ulur tre djem që kishin biseduar dhe kishin qeshur gjatë gjithë shërbesës. Anëtarët e familjes Peterson ishin fyer nga sjellja e tyre e pahijshme dhe i kishin thënë pastor Herit që do të kërkonin një kishë tjetër.”

“Me të vërtetë? Por nëse…” filloi të thoshte Joeli, dhe më pas u kujtua se mbrëmjen e të dielës së shkuar para tij dhe shokëve ishin ulur disa njerëz të huaj.

Papritur ai e kuptoi përse babai po i tregonte për familjen Peterson. Joeli e dinte që ishte një nga fëmijët të cilët kishin qenë të zhurmshëm dhe të pasjellshëm.

“Bir, ne të kemi thënë edhe më parë që është e rëndësishme të mësosh se çfarë mund të marrësh nga një mesazh, por gjithashtu të kemi thënë se është shumë sjellje e pahijshme të shqetësosh ata rreth teje!” tha babai. “Për disa muaj në vazhdim do të ulesh me mua dhe nënën në çdo shërbesë. Më pas, nëse do të ulesh sërish me shokët, do të ulesh para nesh, jo pas.”

Joeli tundi kokën me frikë. “Në ato momente nuk e mendova gjatë se si po sillesha,” tha ai qetësisht.

“Ka edhe diçka tjetër që duhet të bësh,” vazhdoi babai. “Ti duhet të shkosh dhe të takosh familjen Peterson që t’i kërkosh të falur për zhurmën e madhe që ke bërë.”

“Unë? Vetëm unë?” kundërshtoi Joeli. “Edhe djemtë e tjetër po flisnin!” “Ata nuk janë fëmijët e mi,” tha babai. “Ti je. Dhe ke për të shkuar.”

Joeli donte të kundërshtonte, por ai e dinte që kishte gabuar dhe ishte penduar. Ai pohoi duke tundur kokën pa dëshirë. “Mbase do të ndryshojnë mendje dhe do të vendosin të vijnë sërish në kishë,” tha ai duke psherëtirë.

A dëgjon në qetësi gjatë shërbesës së kishë? A nuk do të ishte për të ardhur keq nëse dikush do të refuzonte të kthehej në kishën tënde për shkak të mënyrës se si ti je sjellë? A nuk do të ishte edhe më shumë për të ardhur keq nëse dikush nuk do ta dëgjonte ungjillin për shkak të sjelljes tënde të keqe? Sillu mirë me ata që janë rreth teje. Buzëqesh dhe përshëndeti njerëzit e huaj. Mbaj qetësi. Mos ua bëj të vështirë njerëzve që të dëgjojnë mesazhin. Dhe dëgjoje atë që Perëndia të thotë në çdo shërbesë.

Sillu mirë në kishë !

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI