Krishtlindja është një kohë për të qenë të gjithë së bashku, apo jo? Një kohë për të qenë më familjen dhe me miqtë. Po sikur të mos jetë kështu? Po sikur festa e Krishtlindjes të të ketë gjetur në dhembje dhe kjo kohë e vitit të sjellë më shumë lëndimin dhe vetminë? Ndoshta shumëkush është duke pyetur veten, se si ka mundësi që një atmosferë kaq e ngrohtë, të sjellë diçka tjetër përveç gëzimit. Mund të ketë njerëz që po kalojnë momente të vështira, e ndonjëherë atmosfera e festave e thekson edhe më shumë vetminë.
Dhembja
Kur ndonjëherë shohim pas dhe kuptojmë se kemi kaluar moment të dhimbshme, është mirë të kuptojmë se dhembjet e Jezusit kanë qenë më të shumta. Nëse Ai mundi ta ecte përmes tyre, nëse Ai mundi të vdesë për ne, edhe pse në vend të Tij duhet të ishim ne, atëherë ne mund t’ia dalim mbanë kësaj. Mund ta kalojmë.
Përlëvdimi
Ti mund të ecësh në jetën tënde edhe në kohë shumë të dhimbshme për ty, duke përlëvduar emrin e Tij. Mund t’ia dalësh edhe pse je në dhembje. Duhet ta bësh këtë për Të, me Të dhe përmes Tij. Kjo është më e mira për ty, kështu njerëzit mund ta shohin Jezusin tek ti, e ti mund ta pasqyrosh atë.
Shërimi
Zoti ka shëruar dhe do të vazhdojë të shërojë dhembjen tënde. Duhet të dish se ndonjëherë dhembja të ndihmon që të shërbesh më mirë njerëzve që ke pranë, sepse mund t’i kuptosh më mirë situatat e tyre.
Perëndia është aty
Zoti e sheh dhe e njeh dhembjen tënde. Ai është aty, ashtu siç ishte kur Biri i Tij kaloi gjithë vuajtjen në kryq. Ai mund ta kishte ndaluar këtë gjë, por e lejoi duke e ditur se çfarë do të sillte e gjithë kjo ngjarje për të gjithë ne.
Ai do të ecë me ty përmes dhembjes tënde
Ndonjëherë Zoti, vendos që të mos ta ndalojë dhembjen, sepse do që ne të ecim përmes saj. Ai dëshiron që kur ne të arrijmë në anën tjetër, të shohim dhe të vlerësojmë plotësinë e planit të Tij për ne.
Lavdia e Tij
Perëndia na ka pajisur me aftësi. Ai na mbron, na udhëheq dhe ne kemi fuqinë që nuk do ta kishim nëse nuk do të kishim ecur përmes këtij zjarri. Perëndia do ta përdorë këtë situatë. Ai ka vendosur tek ne Hirin e Tij dhe do të ndriçojë përmes nesh, për Lavdinë e Tij.
Ti mund t’ia dalësh
Ai është me ty, duke ecur krahë për krahë aty ku tani të duket se je vetëm. Ndaj kur të ndjesh dhembje, veç kujto: Nëse Jezusi ja doli mbanë, edhe ti mundesh.