Po kërkoni të dëgjoni këngë të reja këtë Krishtlindje? Këtë vit ndër albumet e shumtë të publikuar ju prezantojmë me disa nga këngët më të mira origjinale të krijuara nga artistë të rinj e të mirënjohur.
- “Come To Save Us” nga All Sons & DaughtersMelodia dhe vargjet e thjeshta të këngës “Come To Save Us” (Eja të na shpëtosh) e bëjnë publikimin e All Sons & Daughters një ndër këngët e preferuara të këtij viti për Krishtlindje. Kënga është pjesë e përmbledhjes Majesty in a Manger (Madhështi në një grazhd) publikuar nga artistët e shtëpisë diskografike Integrity ku bëjnë pjesë edhe All Sons & Daughters. Kjo është një këngë e shkëlqyer për një mbrëmje Krishtlindjesh në familje. Leslie Jordan dhe David Leonard këndojnë vargjet, “Ti je shpresa mes nesh, Ti je paqja që na mban, Ti ke ardhur të na shpëtosh.” Vargjet na kujtojnë arsyen e kësaj stine: Plani shpengues i Perëndisë përmes Jezusit dhe sakrifica e tij përfundimtare në kryq. Ndërsa koha juaj fillon e mbushet me aktivitetet e shumta gjatë këtij muaji kjo këngë do t’ju ndihmojë të fokusoheni tek ajo që ka me të vërtetë rëndësi. Le të mos e harrojmë kurrë foshnjën në grazhd.
2. “Glory (Let There Be Peace)” nga Matt Maher
Adhurimi i Krishtlindjes është një nga momentet më të bukura të kësaj kohe. Kënga e re e adhurimit “Glory (Let There Be Peace)” (Lavdi: Le të ketë paqe) ja vlen të jetë pjesë e listës suaj muzikore, pasi është konsideruar si një nga publikimet më të mira të këtij viti.
Si çdo këngë e mirë Krishtlindjeje, fokusi është ditëlindja e Jezusit në një grazhd dhe arsyet se pse erdhi; për të folur për ata që nuk mund të flasin, për tu dhënë shpresë atyre që nuk kanë shpresë, që të na bashkojë në dashuri dhe paqe për të gjithë njerëzimin. Ky është një mesazh i nevojshëm për kohën tonë sot. Vargjet e këngës na inkurajojnë në fund të ditëve të ngarkuara të kësaj periudhe: “Mos ki frikë, dashuria e tij është e fuqishme, që të na shpëtojë.. Asgjë nuk e pengon dashurinë e tij të fuqishme të na drejtojë.”
- “Glorious” nga for KING & COUNTRY
Vëllezërit Smallbone që kryesojnë një ndër grupet më të pëlqyer të momentit for KING & COUNTRY, kanë një mënyrë të veçantë se si të jenë gjithnjë bashkëkohorë. Për ata që mendojnë se e dinë tashmë se si tingëllon muzika e grupit, do të befasohen nga kënga e tyre më e re e publikuar këtë Krishtlindje “Glorious” (I lavdishëm). Kënga përmban më shumë elementë të muzikës elektronike nga sa keni dëgjuar më parë nga ky grup. Refreni shpall: “Ai është akordi i çdo kënge që u lindëm të këndojmë, Ai është ritmi i zemrës tënde, ndaj rrahjet të fillojnë/ Ai është i lavdishëm, i lavdishëm është Perëndia me ne.” Kjo është një këngë adhurimi e bukur e paparashikueshme, dhe një prezantim i mirë i projekteve të vazhdimësi të for King and Country.
- “God With Us” nga We Are MessengersKënga “God With Us” (Perëndia me ne) nga We Are Messengers është një këngë për zemrat e lënduara këtë sezon Krishtlindjeje. Ndonëse Krishtlindja duhet të jetë një kohë e gëzuar festimesh, për disa shndërrohet në një periudhë të vështirë, ku ndihen të vetmuar apo kujtojnë njerëzit që kanë humbur. Kënga e trajton mirë këtë temë, ndërsa refreni i drejton njerëzit tek Shpresa e Krishtlindjes: Emanuel, Perëndia është gjithmonë me ne. Ndonëse mesazhi i qartë për stinën e Krishtlindjes, tingujt e saj nuk janë dallueshëm për Krishtlindje, gjë që të shtyn ta dëgjosh këtë këngë në çdo stinë për shkak të një të vërtetë të përhershme: “Ai është gjithmonë me ne, në gëzimin dhe dhimbjen tonë/ në mesnatën e vetmuar, mbaji sytë lart / Dashuria ka ardhur/ Perëndia është me ne.
- “The Song of Christmas” nga NewSongShumë prej nesh humbasin mes pazareve të shumta, mbledhjeve familjare, festave të punës, pa harruar ditët e pushimit, në vend që të fokusohemi tek mesazhi i vërtetë i Krishtlindjes, lindja e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezus Krisht. Një këngë emocionuese dhe adhurimi është “The Song of Christmas” Kënga e Krishtlindjes nga NewSong. Kjo këngë e nxit dëgjuesin të reflektojë për kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes, duke filluar me shpëtimin që sjell për ne, dhe fillimin e fundit për Satanin. Kënga nderon mbretin tonë, duke na kujtuar se këtë duhet të bëjmë dhe ne gjatë sezonit festiv.
- “Christmas is Here” nga JJ HellerSi prindër duhet t’i drejtojmë fëmijët tanë tek Ati ynë qiellor. Së bashku mund të përmbushim shumë më tepër duke u mbështetur tek Perëndia në vend që të përpiqemi ti zgjidhim vetë sfidat e Jetës. Jeta është e rrëmujshme dhe kënga e JJ Heller, “Christmas is Here” (Krishtlindja është këtu) është një këngë e mrekullueshme për të festuar gëzimin e Jezusit që vjen për të jetuar në mesin tonë, Emanuel: Perëndia me ne.
Kënga shpreh shpresën e bekuar të Shpëtimtarit tonë Jezus: “Dritë në errësirë, shpresë për të pashpresët, Dashuria e tij kurrë nuk shuhet. Qielli zbriti në tokë, të lidhë plagët tona, dhe të fshijë lotët tanë.” Kërkoji Zotit Jezus të hetojë zemrën tënde dhe të lejojë ta pranosh atë me mahnitjen e një fëmije.
- “Light of the World” nga Lauren Daigle
Lauren Daigle në një kohë shumë të shkurtër është kthyer ndër emrat më të njohur në muzikë që me albumin e saj debutues, How Can It Be. Sallat e koncerteve të saj kanë qenë të mbushura me fansat e shumtë që shijojnë zërin e saj të veçantë dhe të fuqishëm. Por për të realizuar albumin e ri të Krishtlindjes, Behold, Lauren shkoi në shtëpinë e saj. Si rezultat projekti është shumë personal dhe familjar, interpretuar nga një ndër zërat më të dalluar të momentit. Kjo këngë ka një përqasje ndaj muzikës xhaz, që shoqëron të gjithë këtë projekt. Vargjet janë të fuqishme: “Ai është kënga për atë që vuan, Ai është Mesia. Princi I Paqes erdhi, Ai erdhi, Emanuel, Lavdi Dritës së Botës.” Dëgjuesit kanë për të shijuar në një mënyrë krejt të re vokalin Lauren Daigle në një këngë të qetë e kuptimplotë.