Vazhdo dëshmo

Lexo: 1 Korintasve 3:5-9 

Nëna vuri re: “Duket sikur këto domate do të jenë të përsosura për në treg javës tjetër. Ti sigurisht ke punuar shumë në bahçe zemër.” Karla qeshi: “Shumicën e kohës ka qenë qejf,” – tha ajo ndërsa lëvizte tubin ujitës. Nëna shtoi, duke marrë një bar të keq  që e mori nga bahçja, “Pyes veten  çfarë do ketë bërë Beki me punimin e saj për ekspozitën e qepjes. Mua do më pëlqente ta takoja ndonjëherë. Ajo është vajzë kaq e ëmbël. A i pëlqeu që erdhi në Shkollën e së dielës me ne?”

Klara u përgjigj dhe psherëtiu, “Unë mendoj se po. Mendova se nëse Beki do e dëgjonte drejtuesen që shpjegonte rreth Jezusit, do ta besonte Atë si Shpëtimtarin e saj, por ajo s’e beson akoma.” Nëna u përgjigj: “Bibla thotë  që çdo herë që ne i tregojmë dikujt për Jezusin, është sikur të mbjellësh një farë. A të kujtohet se pas mbjelljes së farave të perimeve prite që ato të rriten?” Karla tundi kokën dhe kujtoi: “Disa fara mbinë pothuajse menjëherë, por të tjerat  nuk  dolën për disa ditë—madje dhe javë! Unë fillova të pyesja veten nëse do të mbinin ndonjëherë.” Nëna e pyeti: “Por ti vazhdove t’i ujitësh apo jo?” Karla tundi kokën dhe thirri. “S’bëhet fjalë! Pas gjithë punës që mu desh për t’i mbjell, unë nuk do të hiqja dorë! Por është e sigurt që u desh një një kohë e gjatë për disa prej tyre që të fillonin të dilnin.” Nëna i tregoi: “Kështu ndodh  kur ne mbjellim farat e Ungillit. Ndonjëherë ne shikojmë njerëzit që vijnë te Jezusi pothuajse menjëherë. Herë të tjera kjo nuk ndodh shumë shpejt. Puna jonë është që të vazhdojmë të ujisim ato fara Ungjilli duke vazhduar të dëshmojmë tek shokët tanë të  pa shpëtuar—dhe duke vazhduar të lutemi për ta.” Karla pyeti: “Ti do të thuash . . . si Beki? Ne kemi nevojë që të vazhdojmë të lutemi për të dhe t’i tregojmë asaj për Jezusin. Dhe ta marrim atë në Shkollën e së Dielës, apo jo?” Nëna ra dakord: “Ke të drejtë. Vetëm Perëndia mund të bëjë që farat e Ungjillit që janë mbjellë në jetën e saj përfundimisht të mbijnë dhe rriten.”

Karla tundi kokën dhe tha: “Dakord. Unë nuk hoqa dorë nga farat në kopsht  dhe unë nuk do të heq dorë as nga Beki, gjithashtu!”

A i ke dëshmuar dikujt? A je dekurajuar sepse miku yt nuk ka pranuar Jezusin si Shpëtimtar akoma? Mos hiq dorë! Mbill dhe ujit farat e Ungjillit duke folur për Jezusin. Lutu dhe bëj sa të mundesh  për të influencuar dikë, dorëzoja Atij. Bëj pjesën tënde dhe Perëndia do të bëj të Tijën. Besoji Atij që të shkaktoj që ato fara që ti ke mbjellë përfundimisht të rriten.

Dëshmo për Perëndinë !

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI