” Më e mira po vjen,
se unë jam një histori e pa treguar.”
Matthew West ka publikuar videon më të re të këngës ‘E pa treguar’ (Untold). Bashkë me këtë video prekëse Methju ka shkruar dhe një letër për të ndarë historinë e këngës dhe pasionin e tij për të adresuar çështjen e fëmijëve të pa lindur.
“Për vite me radhë kam përdorur platformën e muzikës për t’i inkurajuar njerëzit që të kuptojnë se si jetët e tyre kanë një histori për të treguar e cila mund të ndikojë botën. Fatkeqësisht jetojmë në një botë ku shumë histori marrin fund pa pasur mundësi të vijnë në jetë.
Kjo gjë më erdhi në mendje kur më ftuan në një qendër përkujdesje për nënat shtatzënë në Dallas, Teksas. Kur isha atje, u preka nga historitë e jetëve që ata kishin shpëtuar me punën e tyre. Javë më vonë, mora një letër falënderimi nga organizata dhe ishte një fjali që më preku në veçanti, “Ne shpresojmë që një ditë do të jesh i frymëzuar për të shkruar historinë e atij që nuk erdhi kurrë ne jetë.”. Kjo përvojë më shtyu të shkruaja këngën ‘E pa treguar’ (Untold).
Dëshiroja që të ishte më tepër se një këngë. Doja të ndaja disa histori të vërteta që ndihmojnë secilin prej nesh të kuptoj se sa të vështira kanë qenë disa nga zgjedhjet me të cilat njerëzit janë përballur. Shpresa ime është që kjo këngë bashkë me historitë të jenë një zë pozitiv që sjell më shumë kuptim për vlerën e jetës dhe shpresën që çdo fëmijë duhet të ketë për një të ardhme. Gjithashtu lutem që do të shërbejë për të nderuar dhe frymëzuar shërbesat, kishat, organizatat dhe individët që me guxim ndajnë shpresë dhe ofrojnë mundësi pro jetës për ata që janë në nevojë, bashkë me faljen dhe dhembshurinë për ata që e kërkojnë.
Pse e publikova tani? Sepse shumë kisha gjatë muajit të janarit fokusohen në shenjtërinë e jetës. Është gjithashtu koha kur si komb kujtojmë historinë kontradiktore të Roe v. Uejd, që adreson temën e abortit. Kam zbuluar se muzika është e fuqishme për të prekur zemrat. Ndaj kjo është një mënyrë shumë e mirë për të adresuar një çështje të vështirë me sinqeritet. Ja pse mendoj që kjo është një këngë që duhet dëgjuar.”
Ndaj mos e mbyll ende librin tim
kam rrugë të gjatë për të bërë.
faqe të zbrazëta për të shkruar
më e mira po vjen,
se unë jam një histori e pa treguar
Çdo jetë është e shenjtë
Çdo jetë është një dhuratë
dhe çdo jetë meriton një shans për të jetuar