Nga:

7 Vargje për Ditën e Zgjedhjeve

vargjet

Pas një fushate elektorale të gjatë, të vështirë dhe të zhurmshme, le të lejojmë fjalën e Perëndisë të na inkurarojë. Lexoni dhe kujtoni që këto janë fjalët e Perëndisë. Fjala e tij është më e fuqishme se çdo fjalë tjetër në këtë botë.

“Qoftë i bekuar emri i Perëndisë përjetë, sepse atij i përkasin dituria dhe forca. Ai ndryshon kohërat dhe stinët, i ul mbretërit dhe i larton, u jep dituri të urtëve dhe dije atyre që kanë mend.” Daniel 2:20-21

 “Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta.” Hebrenjve 1:3

Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese, sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të. Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të. Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë, sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia, dhe, duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt.” Kolosianëve 1:15-20

Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit, për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder. Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t’ia arrijnë njohjes të së vërtetës. Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri,  i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar.” 1 Timoteut 2:1-6

U kujto atyre që t’u nënshtrohen pushtetarëve dhe autoriteteve, të jenë të bindur, gati për çdo vepër të mirë, të mos flasin keq për asnjeri, të jenë paqësorë dhe të butë, duke treguar mirësjellje të madhe kundrejt të gjithë njerëzve.” Titi 3:1-2

“Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen.” Mateu 28:18-20

“Të gjitha skajet e tokës do ta mbajnë mend Zotin dhe do të kthehen tek ai; dhe të gjitha familjet e kombeve do të adhurojnë përpara teje. Sepse Zotit i përket mbretëria dhe ai sundon mbi kombet.” Psalmi 22:27-28

Këto vargje na kujtojnë se Perëndia është në kontroll. Perëndia sundon mbi kombet. Perëndia vendos sundimtarët. Jezusi është në fron, duke mbretëruar mbi gjithçka. Pavarësisht asaj që ndodh, Jezusi na thërret të jemi të bindur, të paqtë, të qetë, lutës, dhe të bëjmë dishepuj nga të gjitha kombet. Ne duhet të kujtojmë se Jezusi është gjithmonë me ne, dhe se në fund, të gjitha kombet do të përulen ndaj Atij që sundon mbi ta – Jezus Krishti, Zoti i të gjithëve.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI