Nga:

Rruga drejt paqes…

pexels ben mack 5326966

Njerëzit që janë në dhimbje, kanë nevojë për paqe.  Shumica e atyre që vuajnë nga dhimbjet kronike mendojnë: Nëse do të mund ta hiqja qafe këtë sëmundje, do të kisha paqe. Por paqja nuk varet nga gjendja e mirë shëndetësore.

 

 

 

Edhe pse Jezusi, Princi i Paqes piu nga një kupë e ndryshme vuajtjeje, ia përuli vullnetin e Tij, vullnetit të Atit. Ai dha shembullin duke treguar se si njerëzit që janë në dhimbje duhet të luten . . . “‘Aba, Atë,’ tha ai [Jezusi], ‘çdo gjë për ty është e mundur. Largoje prej meje këtë kupë. Por jo atë që dua unë, por atë që do ti.’” (Marku 14:36)

A vijnë bekime nga mundimet?

Kur përplasesh nga erërat e vështirësive, zemra e cila është e mbrojtur në duart e Perëndisë, ende prodhon një jetë e cila është plot kuptim dhe qëllim.

  • Vuajtja e zbut zemrën tënde drejt bindjes ndaj Fjalës së Perëndisë. (Psalmi 119:67)
  • Vuajtja e hap zemrën tënde për të të bërë më të mësueshëm. (Psalmi 119:71)
  • Vuajtja e zbut zemrën tënde për të të bërë më të dhembshur. (2 Korintasve 1:3–4)
  • Vuajtja e forcon zemrën tënde e të bën më të pjekur. (Jakobi 1:2–4)
  • Vuajtja e përul zemrën tënde për të mos të të lënë të bëhesh mendjemadh. (2 Korintasve 12:7)
  • Vuajtja nxjerr në pah dobësitë e zemrës tënde, në mënyrë që Krishti të jetë forca jote. (2 Korintasve 12:9)
  • Vuajtja i jep zemrës tënde një dëshirë për të patur vlera të përjetshme. (Romakëve 8:18)

Lum njeriu që ngulmon në provë, sepse kur del i aprovuar, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Zoti ua premtoi atyre që e duan.(Jakobi 1:12)

Si të pranojmë të vërtetat e Perëndisë . . .

  • Kujto se telashet e tua janë të përkohshme, lavdia jote është e përjetshme. (2 Korintasve 4:16–18)
  • Trupi yt fizik është i destinuar që të kalbet. (Zanafilla 3:19)
  • Mundimet e tua janë lejuar nga Perëndia që Ai të të mësojë përmes tyre. (Psalmi 119:71)
  • Tundimet e tua Perëndia i bën të durueshme. (1 Korintasve 10:13)
  • Kur brenda teje banon Fryma e Perëndisë, fryma jote e demoralizuar do të ripërtërihet. (Fjalët e Urta 18:14)
  • Vuajtjet e tua bëjnë të mundur që të shikosh Perëndinë. (Jobi 42:5)
  • Përmes vuajtjeve, jeta jote po përshtatet me imazhin e Krishtit. (Romakëve 8:28– 29)
  • Perëndinë. (Psalmi 139:7–10) “Jeta ime tretet në dhimbje; më jep forcë sipas fjalës sate.” (Psalmi 119:28)
Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI