U bëni të tjerëve…

Gjithçka, pra, që ju doni t’ju bëjnë njerëzit, kështu ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.Mateu 7:12

Perëndia ka shumë bekime që kërkon t’i derdhë në jetët tona, por ka edhe shumë bekime që ne nuk arrijmë t’i shohim për shkak se dështojmë t’u bëjmë të tjerëve atë që do të donim të na e bënin neve. Ne duam të bekohemi nga të tjerët, por a e marrim ne hapin e parë për t’i bekuar ata?

Nëse martesa juaj, familja, apo miqtë nuk janë kush ju do të donit të ishin, ju mund të ndihmoni në ndryshimin e tyre duke zbatuar këtë parim.

Ndoshta po prisni për bashkëshortin/ten tuaj të bëjë diçka për ju. Ose ndoshta me kokfortësi keni refuzuar të ndihmoni një mik për shkak se doni që ai t’ju ndihmojë i pari. Të jetoni në këtë mënyrë, mund të duket egoiste dhe e rehatshme, por gjërat nuk do të ndryshojnë derisa ju të vendosni t’i ndryshoni. Është koha për të përulur veten dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja.

Në vend që të përqëndroheni tek vetja, duke pritur për bekimet që t’ju vijnë, zgjidhni të bëni sakrifica dhe t’u shërbeni njerëzve që Perëndia ka vendosur në jetën tuaj. Jini shërbëtorë dhe bëjeni qëllimin tuaj të bekoni të tjerët.

Në vend që të ndiheni të refuzuar dhe të injoruar, do të mahniteni se si marrëdhëniet tuaja do të përmirësohen kur i trajtoni të tjerët në mënyrën që doni t’ju trajtojnë juve.

Lutje

Perëndi, unë nuk fitoj asgjë duke jetuar në egoizëm. Në vend që të pres të mirën nga njerëzit, do t’u bëj unë të mirë në fillim, duke i trajtuar ata në mënyrën që dua të më trajtojnë mua.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI