Kur fëmijët e mi ishin të vegjël, unë pyesja veten se sa shumë duhej t’i përgëzoja ata. Nuk doja që ata të bëheshin mendjemëdhenj dhe të mendonin se ishin më të mirë nga sa ishin në të vërtetë. Nga ana tjetër, si do ta marrin vesh fëmijët tanë sa të zotë janë nëse ne nuk ua themi? Ata kanë nevojë të dinë se ne kemi besim tek ata dhe besojmë se ata do t’u mbijetojnë vështirësive që kalojnë ndërsa ndjekin ëndrrat e tyre.

Më pas, një ditë vura re se në të paktën dy raste Perëndia Atë e përgëzoi publikisht Birin e Tij. Me një zë të dëgjueshëm, Ai i shpalli këtë botës: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin gjeta pëlqim” (Mateu 3:17; 17:5). Hera e parë ishte kur Jezusi u pagëzua dhe hera e dytë ishte kur Ai u shndërrua në trupin e Tij qiellor në mal. Unë besoj se kjo përcakton një model për ne si prindër tokësorë. Kur fëmijët janë të mbarë, ne duhet t’u themi atyre se jemi të kënaqur me ta. Pa dyshim që jemi të shpejtë për t’ua thënë këtë kur nuk jemi të kënaqur.

Komendiani dhe këngëtari Mark Louri thotë se, në fëmijërinë e tij ai ishte “i prapmi i familjes”. I diagnostikuar me “çrregullimin e pamjaftueshmërisë së vëmendjes me hiperaktivitet”, ai shfaqi të gjitha vështirësitë e një fëmije hiperaktiv i cili vazhdimisht futej në telashe. Por çdo natë, kur nëna e çonte në shtrat për të fjetur, ajo i thoshte atij: “Mark, një ditë Perëndia do të të përdorë.”. Dhe Marku nuk e harroi kurrë këtë. Fëmija hiperaktiv u maturua dhe u bë një i rritur me dhunti që Perëndia e ka përdorur për të bekuar mijëra njerëz përmes talentit të tij muzikor dhe mençurisë së tij, përfshirë krijimin e tekstit të këngës së Krishtlindjes “Maria, a e di”.

Jo, unë nuk jam dakord që t’u japim trofe fëmijëve tanë thjesht sepse vijnë në kohë. Por, nëna dhe baballarë, kur shihni sa të mbarë janë bijtë tuaj, tregojuani këtë. Ju mund të jeni pika fillestare që do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë një potencial të plotë për Perëndinë.

A e dinë fëmijët tuaj që Perëndia i do?

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI