Fjala e Zotit është pasqyrë!

Këtë mëngjes, kur u ngritët nga shtrati, a e patë veten në pasqyrë? Me siguri keni bërë dush, jeni veshur, keni larë dhëmbët dhe keni krehur flokët. Me fjalë të tjera, u patë mirë e mirë në pasqyrë dhe u siguruat që të dukeshit sa më mirë të jetë e mundur.

Jakobi, tha se Fjala e Perëndisë është si një pasqyrë. Kur lexojmë Biblën, ajo nxjerr në pah atë që është në të vërtetë në zemrat tona—mëkatet tona, të metat tona, fushat e jetës ku duhet të pendohemi. Nuk është gjithmonë një pamje e bukur; shumica prej nesh nuk duan të përballen me hipokrizinë, kompromiset, vetëkënaqësinë tonë. Por kur e bëjmë këtë gjë, Perëndia është në gjendje të bëjë veprën e Tij të mëshirshme dhe të dashur të transformimit në zemrat tona.

Bibla është dhurata e Perëndisë për ne. Ai dëshiron që ne të dukemi gjithnjë e më shumë si Jezusi ditë pas dite. Kur e shikojmë veten në pasqyrën e Fjalës së Perëndisë, mund të shohim zonat se ku duhet të ndryshojmë – dhe e lejojmë Perëndinë të lidhë zemrën tonë me zemrën e Tij. Kështu që sot, kur të merrni Biblën tuaj, shikojuni në pasqyrë—po flas nga ana frymërore—dhe lëreni Atin tuaj qiellor t’ju tregojë se si mund të bëheni më shumë si Biri i Tij.

Lutje: Jezus, dëshiroj të bëhem më shumë si Ti, plot dashuri, dhembshuri dhe mirësi. Le të vazhdojë Fjala Jote të më transformojë ndërsa Fryma Jote më ripërtërin mendjen çdo ditë. Më ndihmo t’i nënshtrohem vullnetit Tënd të shpalosur në Shkrim. Në emër të Jezusit lutem. Amen.

“Sepse nëse dikush është dëgjues i fjalës dhe jo bërës, ai i përngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij natyrale në një pasqyrë; ai e shikon veten dhe pastaj ikën, duke harruar menjëherë si ishte. ” (Jakobi 1:23-24).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI