Prindërit duan që fëmijët të vlerësojnë atë çfarë ata bëjnë për ta. Por si mund ta arrijnë këtë? Ekzistojnë disa truke për t’i sensibilizuar, në mënyrë që fëmijët të kuptojnë atë se çfarë po i jepni. Dhe fëmijët që e kuptojnë këtë, do të jenë me të rritur dhe gjithashtu në gjendje për t’ua transmetuar këtë brezave të ardhshëm. Ja se cilat janë këto truke.
Mësojini me fjalën faleminderit
Gjeni mundësinë që në familje të përdoret sa më shumë fjala faleminderit nga të gjithë pjesëtarët. Është e rëndësishme që fëmijët t’u thonë faleminderit prindërve për atë që marrin, ndërsa nga ana tjetër, prindërit duhet ta vlerësojnë dhe t’ua kthejnë falenderimet fëmijëve për kontributet e tyre të vogla ose të mëdha.
Shpjegojini se si fitohen gjërat
Është e nevojshme që fëmijëve t’u shpjegoni se ajo që kanë përfituar apo kanë marrë, ka qenë e mundur falë veprimeve të prindërve, të cilët kanë menduar për nevojat e fëmijëve dhe janë vënë në lëvizje që t’i plotësojnë. Për shembull, pse jo, ju mund të shoqëroheni nga fëmijët kur shkoni për të bërë pazar apo kur gatuani në kuzhinë. Duke u shpjeguar atyre këto veprime, ata do të kuptojnë se momenti i drekës ishte i mundur falë gjithë kësaj serie veprimesh. Gjithashtu Shpjegojini se duke u rritur, edhe ata do të japin kontributin e tyre.
Stimulojini dhe nxitini të reflektojnë
Ndihmojeni fëmijën të kuptojë se ai, përveçse të kërkojë, mund edhe t’i japë shumë, si familjes ashtu edhe shokëve e shoqeve apo kujtdo që ka nevojë. Do të jetë e dobishme gjithashtu ta ndihmoni të kuptojë se jo të gjithë mund të kenë atë që ka ai dhe pse.
Mësojini që të kënaqen
Do të jetë e rëndësishme që fëmija të dijë të kënaqet me atë që ka dhe të mos ketë nevojë gjithmonë për më shumë. Pra të përshtatet të shijojë atë se çfarë ka. Për këtë, është shumë i rëndësishëm shembulli i vetë prindërve. Edhe ata duhet të kënaqen me atë që kanë dhe nuk duhet të jenë gjithnjë në kërkim të të pasurit pafund.
Lërini të dëshirojnë
Bashkë me aftësinë për t’u kënaqur, është e rëndësishme që fëmijët të kenë dëshira për të shpresojnë dhe imagjinojnë. Kjo do të jetë e mundur vetëm kur nuk do të mund të kenë gjithçka dhe nuk do t’i plotësohet çdo kërkesë apo dëshirë që ata kanë.