Kur vjen Krishtlindja jemi aq të ngarkuar sa është e vështirë të gjejmë kohë për të krijuar vetë disa dekore të veçanta për Krishtlindje. Por me gjithë ngarkesën e jetës është e rëndësishme të gjejmë një mënyrë për të festuar festat duke qëndruar brenda buxhetit dhe duke mos harxhuar gjithë kohën e lirë. Ndajmë me ju disa sugjerime për të pasur atmosferën e Krishtlindjes në shtëpinë tuaj, që ajo të jetë e ngrohtë e veçantë por mbi të gjitha e rehatshme. Përmes këtyre sugjerimeve ju ftojmë të krijoni një muaj me kujtime ndryshe në mënyrë që ta shijoni dhe më shumë stinën e dimrit.
- Dekoroni gjithçka me fjongo
Ju mund të gjeni fjongo me çmim të lirë në treg. Ato mund të lidhen tek qirinjtë, tek lulet dhe tek shportat. Fjongot krijojnë një pamje festive dhe ngjyrat që do të zgjidhni duhet të shkojnë me elementët e tjerë dekorativë në shtëpinë tuaj.
Kur vjen puna tek ngjyrat nuk keni pse të përdorni vetëm të kuqen dhe jeshilen. Mund të zgjidhni fjongot me kuti ose me lule të cilat lidhen me temën e Krishtlindjes. Nëse mendoni se as këto nuk shkojnë atëherë provoni ngjyrën e artë apo të argjendtë.
Është gjithashtu e rëndësishme që të zgjidhni fjongo që mund ti përdorni çdo vit. Në këtë mënyrë do të kurseni para dhe do të keni një koleksion të gjerë fjongosh. Pastaj kur pushimet të përfundojnë, ato zënë pak vend në kutitë ku do të ruhen.
- Përdorni mbulesa tavolinash festive gjatë muajit Dhjetor.
Për një tryezë tavoline festive, shikoni dollapët e kuzhinës suaj dhe nxirrni ato pjata dhe enë që i përshtaten temës së festës. Çdo vit, ju mund të shtoni koleksionin tuaj duke blerë diçka të vogël. Mbulesat e tavolinës me ngjyrat festive kanë për ti dhënë shumë atmosferë shtëpisë suaj por dhe tryezës suaj ndërsa kaloni kohë me më të dashurit tuaj.
- Fik dritat
Qirinjtë duket sikur ngrohin në stinën e dimrit dhe për sa i përket dekorimit ata vërtetë që përcjellin një atmosferë të ngrohtë. Pra shtoni disa qirinj më shumë në shtëpinë tuaj, duke u siguruar që ti mbani larg fëmijëve në çdo rast. Për ju që keni një oxhak, do të krijoni atmosferë nëse bashke me miqtë dhe familjarët mblidheni rreth tij për të krijuar kujtime që do të mbeten gjatë në kujtesën tuaj. Por dhe mund të bëni aktivitete së bashku, të paketoni dhuratat apo të shkruani kartolinat e Krishtlindjes.
- Varni kurorën e Krishtlindjes
Kurorat e Krishtlindjes thuren me gjethe që qëndrojnë gjithmonë jeshile për të përfaqësuar jetën e përjetshme që na solli Jezusi dhe forma e rrethit e kurorës përfaqëson Perëndinë, që nuk ka as fillim dhe as fund.
Ja pse një kurorë Krishtlindje do të dukej bukur dhe do të sillte një mesazh sa herë që qëndron në derën e shtëpisë suaj. Ajo mirëpret të ftuarit. Ju madje mund ti shtoni edhe dyerve të tjera të shtëpisë më shumë kurora. Ato mund të krijohen nga degë të vërteta pishe, dhe të dekorohen me fjongo. Por mundohuni ti shtoni zbukurime, fotografi, madje edhe karamele. Në mënyrë që ti ruani kurorat vit pas viti, blini kurora artificiale që do të zgjasin për një kohë të gjatë por kujtohuni që ti ruani me kujdes.
- Vendosni pemën e Krishtlindjes
Sigurisht, nuk ka më festime Krishtlindjesh pa pemën e Krishtlindjes. Mund të përdorni një pemë artificiale, apo të vërtetë, apo një pemë të vogël që qëndron mbi tryezë, nëse mendoni se shtëpia juaj nuk ka aq shumë vend.
Për dekorime mund të jeni kreative dhe jo domosdoshmërisht të blini dekorime me kosto të lartë. Përdorni zbukurime shtesë të pemës për ta bërë shtëpinë tuaj dhe më të veçantë në këtë sezon.
- Dëgjoni muzikën e Krishtlindjes
Sa herë që jeni në shtëpi, por jo vetëm, sa herë që jeni në makinën tuaj, Dëgjoni Radio 7 dhe tashmë gjatë gjithë Dhjetorit siç do vit tjetër atmosfera e Krishtlindjes nuk ka për të munguar as në shtëpinë tuaj. Mund të ndihmoni fëmijët të mësojnë këngët e Krishtlindjes dhe të krijoni një kor të veçantë me zërat më të dashur për ju.
- Mos mungojnë ëmbëlsirat
Në muajin Dhjetor, thuajse të gjithë e teprojnë me sheqerin. Kush do ti imagjinonte këto festa pa ëmbëlsira. Ndaj për ti shtuar atmosferën festive shtëpisë suaj, gatuani disa biskota të veçanta me kanellë për Krishtlindjen dhe shërbejani ato miqve. Por gjithashtu ju mund t’ua dërgoni ato të dekoruara me një fjongo në një shportë të vogël.
- Krijo Kujtime te bukura
Planifiko një kohë përgjatë ditës kur të gjithë janë në shtëpi dhe shfletoni kalendarin e krishtlindjes. Duke I mbajtur gjërat të thjeshta, ju do të zbuloni se do të shijoni stinën, dritat, traditat pa harruar dhe mesazhin që përmban festa.