A kanë rëndësi punët e shtëpisë në zhvillimin e fëmijëve?

VËSHTIRËSIA
Në disa familje pritet që fëmijët të japin një dorë në punët e shtëpisë, madje pa u ankuar. Ndërsa familje të tjera presin më pak nga fëmijët të cilët, të kënaqur për këtë, nuk kontribuojnë edhe aq. Studiuesit e shohin këtë prirje sidomos në vendet perëndimore, ku fëmijët priren më shumë të përfitojnë, sesa të kontribuojnë.  Po ti, si mendon? A janë vërtet të rëndësishme punët e shtëpisë, jo vetëm për mirëmbajtjen e saj, por edhe për zhvillimin e fëmijës?

ÇFARË DUHET TË DISH

Disa prindër ngurrojnë t’i japin punë shtëpie fëmijës, sidomos po të ketë një javë goxha të ngarkuar me detyra shkolle e me aktivitete jashtëshkollore. Por shqyrto dobitë që vijnë nga punët e shtëpisë. Ato ndikojnë te pjekuria e fëmijës. Fëmijët që bëjnë punë shtëpie, ka të ngjarë të bëhen nxënës më të mirë dhe s’është çudi. Sepse zhvillojnë siguri, vetëdisiplinë dhe vendosmëri—cilësi thelbësore në procesin e të mësuarit.

Punë e shtëpisë e mësojnë fëmijën t’u shërbejë të tjerëve. Disa kanë parë se, kur fëmijës i kërkohet të bëjë punë shtëpie, ka më tepër të ngjarë të kontribuojë në komunitet kur të rritet. S’është për t’u habitur pasi punët e shtëpisë e stërvitin të mendojë më shumë për nevojat e të tjerëve se për veten. Kur nuk pret asgjë prej fëmijëve, ata mësojnë se të tjerët duhet t’u shërbejnë dhe rriten me pikëpamjen e gabuar për përgjegjësitë dhe punën.

Punët e shtëpisë nxitin unitetin në familje. Prej tyre, fëmija kupton jo vetëm se është pjesë e çmuar e familjes, por edhe se ka përgjegjësi ndaj saj. Zor se do ta mësojë këtë, nëse prindërit u japin më shumë rëndësi aktiviteteve jashtëshkollore se punëve të shtëpisë. Pyet veten: «Ç’dobi vijnë nëse fëmija krijon një lidhje të fortë me skuadrën e futbollit, por humb lidhjen me ‘skuadrën e familjes’?»

 Ç’MUND TË BËSH

Fillo që në vogëli. Disa thonë se prindërit duhet t’u caktojnë fëmijëve punë shtëpie që kur janë tre vjeç. Të tjerë sugjerojnë që dy vjeç ose më të vegjël. Në fakt, shumë vogëlushë kanë qejf të punojnë krah prindërve dhe t’i imitojnë. Bibla thotë : “Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.” Proverbat 22:6.

Caktoji punët sipas moshës. Një trevjeçar mund të mbledhë lodrat, të pastrojë ndonjë gjë që derdhet ose të ndajë rrobat e palara sipas ngjyrave. Më të mëdhenjtë mund të fshijnë me fshesë me korrent, të lajnë makinën, madje të përgatitin ndonjë vakt. Ndihmoje fëmijën të bëhet më i aftë. Mund të habitesh sa shumë do të entuziazmohet kur ta çojë deri në fund një punë.

Jepu përparësi punëve të shtëpisë. Kjo mund të jetë e vështirë kur fëmija ka një mal me detyra shkolle çdo ditë. Megjithatë, sipas një libri, kur nuk i jep fare punë shtëpie për hir të notave të mira, «po i vë gabim përparësitë» (The Price of Privilege). Siç thamë, punët e shtëpisë i ndihmojnë fëmijët të bëhen nxënës më të mirë. Dhe, mësimet që nxjerrin, do t’i stërvitin për kohën kur të kenë familjen e tyre.

Përqendrohu te synimi, jo te rezultati. Mbase pret që fëmija ta mbarojë më shpejt një punë. E madje nuk të pëlqen si e bën. Kur ndodh kjo, rezistoi prirjes që ta mbarosh ti punën. Synimi yt nuk duhet të jetë që fëmija ta bëjë punën aq mirë sa një i rritur, por ta mësosh të jetë i përgjegjshëm dhe të provojë gëzimin që sjell puna.—Parimi biblik: Predikuesi 3:22. “Kështu e kuptova që nuk ka gjë më të mirë për njeriun se sa të gëzohet në punën e tij, sepse kjo është pjesa e tij. Kush do ta çojë në fakt të shohë atë që ka për të ndodhur pas tij?”

Përqendrohu te shpërblimi i duhur. Disa mendojnë se fëmija bëhet më i përgjegjshëm kur e paguan për punët e shtëpisë. Të tjerë thonë se kjo e shtyn të përqendrohet më shumë tek ajo që mund të marrë sesa tek ajo që mund të japë. Ata paralajmërojnë edhe se fëmija mund të mos pranojë të bëjë punë shtëpie po të ketë mjaft pará, shenjë se punët e shtëpisë s’po ndikojnë më për mirë. Cili është mësimi? Do të ishte më mirë të mos i përzieje punët e shtëpisë me xhepin e fëmijës.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI