Tregoni atë që Zoti ka bërë për ju!

Kur Jezusi doli në breg pasi kaloi detin e Galilesë, u ndesh me një njeri të pushtuar nga demonët. Bibla na tregon se: ” Prej shumë kohe ishte pushtuar nga demonët, nuk vishte rroba, nuk banonte në shtëpi, por ndër varreza.” (Luka 8:27). Banorët vendas ishin përpjekur ta lidhnin me zinxhirë dhe ta ruanin, por ai i këpuste  zinxhirët dhe largohej.

Për ta bërë më të shkurtër historinë, Jezusi i dëboi demonët nga ai njeri, dhe i lejoi të hynin në një tufë derrash, të cilët u hodhën menjëherë në liqen. Kur ata që ruanin derrat raportuan në qytet atë që kishte ndodhur, njerëzit shkuan ta shihnin njeriun e demonizuar  dhe e gjetën të  ulur te këmbët e Jezusit, të  veshur dhe me mendje të kthjellët. Por çuditërisht, banorët e qytetit u frikësuan dhe i kërkuan Jezusit të largohej.

Burri që ishte shëruar iu lut Jezusit të shkonte më Të, por Ai i tha “Jo”. Përkundrazi, Ai i tha: “Kthehu në shtëpinë tënde dhe trego çfarë gjërash të mëdha ka bërë Perëndia për ty.” (Luka 8:39).

Ndoshta mund të thoni, “Pse burri duhet t’i tregojë familjes së tij? Ata do e kuptonin vetë se ai kishte ndryshuar sapo ta shihnin.” E vërtetë, por historinë e kujt  do të duhej të tregonte ai? Unë, për shembull, do të doja të isha ulur rreth tryezës atë natë dhe të dëgjoja të gjitha detajet.

Po ju? A i keni ndarë detajet me familjen kohët e fundit për diçka të veçantë që Perëndia ka bërë për ju? Tregoju atyre se si Zoti ju mbrojti kur për pak sa nuk bëtë aksident në trafikun e rënduar. Ose ndoshta se si iu përgjigj Ai një kërkese për të cilën jeni lutur prej javësh. Sonte, pse nuk “ktheheni në shtëpi dhe të tregoni se çfarë gjërash ka bërë Zoti për ju”? Ndërsa ndani, do të bekoni familjen tuaj dhe do t’i jepni lavdi Perëndisë për fuqinë e Tij të mahnitshme.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI