Shitësit e Ungjillit

Ne në fakt nuk falsifikojmë fjalën e Perëndisë, si shumë të tjerë, por flasim me sinqeritet si nga ana e Perëndisë, përpara Perëndisë në Krishtin. 2 e Korintasve 2:17

Duke qenë se dëshiroja të kurseja para, vendosa që të blija lente për aparatin tim në tregun e madh.  Kur shkova atje, i thashë shitësit: “Më duhet një lente zmadhuese për një aparat Minolta Maxxum.” Ai mori një kuti të kësaj firme dhe  nxori me kujdes lentet. Unë hoqa mbështjellësen plastike dhe fillova t’i shihja me vëmendje. Vura  re se  në brendësi të tyre ishte shkruar emri i një firme të panjohur. Ky ishte imitimi i një kompanie, jo produkti që unë po kërkoja. I thirra shitësit, “Unë kërkoj një produkt tjetër. Kutia është e njëjtë, por produkti brenda saj nuk është origjinal.”.

Romakët e vjetër thoshin se blerësi duhet të kontrollonte me kujdes cilësinë e produktit. Dola i irrituar nga dyqani sepse për pak bleva një tjetër produkt. Mashtrimi nuk është diçka e re. Grekët  antikë dhe romakët përdornin një fjalë specifike për të, kapaleuo. Kjo fjalë përshkruante hiletë e një tregtari që mashtronte klientët e tij. Për shembull,  një tregtar shiste një parfum  me një çmim të majmë. Mirëpo, ai e kishte përzier atë me ujë apo me ndonjë substancë tjetër. Këtë gjë ata që e quanin kapaleuo. Kjo  do  të thotë se produkti ishte i përzier dhe jo i pastër.  

Pali e njihte mirë këtë praktikë. Ai thurte çadra. Çadra punuesit shisnin në treg dhe aty mashtrimi ishte krejt i zakonshëm. Për 18 muaj, ai kishte qenë në Korint dhe kishte parë gra dhe burra të gatshëm që të jepnin jetët e tyre për shkak të Krishtit. Ndërsa në tregjet ku kishte punuar kishte pasur të bënte me zhvatës. Gjithashtu kishte parë mënyra nga më të ndryshmet se si shitësit përpiqeshin të përfitonin në mënyra të pandershme.

Pali vuri re se kishte njerëz në komunitetin e krishterë që ndiqnin të njëjtat metoda. Atij nuk i pëlqeu fare kjo gjë. Të shihte motrat dhe vëllezërit e tij se si zhvateshin ishte diçka e papranueshme. Ata që e shesin Ungjillin për përfitime personale, me pretekstin se po predikojnë Fjalën, e që mbledhin pasuri janë ende në mesin tonë. Pali do të pyeste edhe sot “ Cili është motivi yt?”

Pali nuk kishte një vilë prej nga mund të shihte Romën, apo detin Mesdhe. Ai nuk e justifikonte marrjen e një page të majme dhe rimbursimeve të mëdha duke thënë, “Shërbyesit e Zotit meritojnë më të mirën.” Stili i jetesës së tij ishte i thjeshtë, ashtu siç ishte edhe ai i Zotit të tij, të cilin ai e imitoi dhe i shërbeu.

Disa thonë, “Kur unë i jap paratë Perëndisë, ajo që ndodh më pas, ngelet midis personit që i merr dhe Perëndisë.”. Kjo nuk ka kuptim. Ti je një administrator i pasurisë që Zoti të ka dhënë. Është e vërtetë se Bibla thotë që e dhjeta i takon Perëndisë, por Zoti pret që ti ta përdorësh mençurinë aty ku investon për çështjen e Krishtit.

Nëse mënyra e jetesës së një personi që drejton një shërbesë të Krishterë është ekstravagante, e nëse organizata nuk pasqyron raportet financiare, atëherë ki kujdes. Të përdorësh Lajmin e Mirë për përfitim është ende shumë joshëse për disa persona. Ata ngjajnë me shitësin në tregun e madh. Ai dëshironte të më shiste një imitim, në vend të një produkti origjinal. Të ndihmosh ata, motivet e të cilëve nuk janë të pastra, është të bëhesh pjesë e veprave të tyre.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI