Ti je Kryevepra e Perëndisë.

Duke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit.- Filipianëve 1:6

Marisa  ndihej e trishtuar. Të gjitha kujtimet dhe përvojat e saj të fëmijërisë i kishte kaluar në një vend ku ka të ngjarë ajo nuk da ta vizitonte më kurrë. Edhe pse kishte harruar detajet dhe nuk kishte asnjë arsye për tu kthyer në të kaluarën e saj fizikisht, sërish shqetësohej se e kaluara e saj do të zhdukej, nëse nuk do e fliste.

Një mike e inkurajoi atë të mendonte për jetën e saj si një varkë. Me kalimin e kohës, pjesët e varkës kanë nevojë për riparim ose janë aq të konsumuara sa duhet të zëvendësohen fare. Pas shumë riparimeve, varka mund të mos ketë më asnjë nga pjesët origjinale, megjithatë ajo kurrë nuk nuk do të ndalë së qeni e njëjta varkë.

Ne mund ta imagjinojmë Perëndinë si Mjeshtrin riparues të të gjitha  varkave. Dhemb kur i del boja  ose dritarja që e kishe dashur aq shumë, shqyhet nga stuhia. Por Perëndia riparon dhe rindërton me dashuri. Në fund të fundit, kjo varkë e cila është jeta juaj, ishte dizajni dhe dhurata e Zotit para së gjithash. Në dorën e Zotit, dritarja e zëvendësuar është disi më e bukur se ajo e vjetra! Zoti, si arkitekt dhe artist, na formon me butësi që të bëhemi më të ngjashëm me Të. Në dorën e Tij të dashur, ne bëhemi më të përulur dhe të kuptueshëm dhe më pak egoistë.

Përmirësimet nuk janë ndëshkim, ose me qëllim të nxjerrjes në pah të gabimeve të së shkuarës. Përkundrazi, dora disiplinore e artistit punon për të përmirësuar dizajnin dhe bukurinë origjinale të strukturës. Ky proçes quhet shenjtërim, që do të thotë se dishepulli i Jezusit po bëhet i shenjtë, si Zoti.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI