Veprat e Apostujve, kapitulli 16, vargu 14, na thotë se cfarë ndodhi, pasi Pali ndau Ungjillin anës lumit, në Filipi. Vargu 14 thotë: “Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrën për të dëgjuar gjërat që thoshte Pali.”
Dhe kjo është mënyra se si vargu 14 përshkruan konvertimin e Lidias, ardhjen e Lidias në besimin tek Krishti. Menjëherë pas kësaj, në vargun 15, thuhet se ajo u pagëzua bashkë me familjen e saj. Kështu, Shkrimet na japin një pamje për ardhjen e Lidias në besimin tek Krishti dhe na tregojnë se si Zoti e hapi zemrën e saj ndaj gjërave që Pali po thoshte. Është një pamje e mrekullueshme! Jeni duke dëgjuar Ungjillin nga dikush, në këtë rast është Pali, dhe ndërsa dëgjoni Ungjillin, Perëndia është duke bërë në ju një punë të mbinatyrshme. Ai po hap zemrën e Lidias, që ajo të dëgjojë dhe të besojë ato që Pali po thotë, ndërsa ndan Ungjillin. Kështu vijnë njerëzit në besimin tek Krishtit. Kjo është mënyra se si të gjithë ne, kemi ardhur në besimin tek Krishti. Dikush ka ndarë Ungjillin me ne dhe ndërsa ndahej Ungjilli, Perëndia bënte një punë mbinatyrore. Ai hapte zemrat tona ndaj besimit.
Kjo është mënyra se si njerëzit do të vijnë tek Krishti, në mbarë botën. Dhe kjo ndodh, kur ne ndajmë Ungjillin, kur ne tregojmë Lajmin e mirë të dashurisë së Perëndisë në Krishtin, kur tregojmë se Kush është Ai dhe se cfarë ka bërë Ai, për të na shpëtuar nga mëkatet tona. Dhe ndërsa ne ndajmë këtë lajm, Perëndia bën një punë të mbinatyrshme që vetëm Ai mund ta bëjë, për të hapur zemrat e njerëzve që ata të dëgjojnë, të besojnë dhe të shpëtohen. Dhe kështu, ne lutemi për guxim dhe qartësi në jetën tonë, kur flitet për ndarjen e Ungjillit. Lutemi që të kuptojmë se, pavarësisht se sa shumë e ndajmë Ungjillin, nëse Perëndia nuk bën që zemrat të hapen ndaj punës dhe fuqisë së Frymës së Tij, atëherë asgjë nuk do të ndodhë.
Ne të gjithë kemi qenë në situata ku kemi ndarë Ungjillin, por nuk kemi vënë re asgjë ndryshe tek njerëzit që na kanë dëgjuar. Ata nuk kanë reaguar aspak, ose ndonjëherë kanë qenë të ashpër madje. Vetëm Perëndia mund ta hapë zemrën. Kështu që ne lutemi për këtë. Ne lutemi që Perëndia të bëjë punën që bëri me Lidian, tek pjesëtarët e familjes sonë dhe tek miqtë, tek kolegët dhe tek të gjithë njerëzit me të cilët kemi mundësi të ndajmë Ungjillin. Le të lutemi kështu.
Perëndi, ne lutemi që Ti të na ndihmosh, sic ndihmove Palin. Na ndihmo të jemi besnikë në ndarjen e Ungjillit. Na ndihmo të flasim sot, këtë javë dhe lutemi që të na japësh mundësi. Na jep ndjeshmërinë ndaj mundësive që hapen para nesh për të ndarë Ungjillin, për të ndarë Lajmin e mirë të dashurisë Tënde në krishtin, për të ndarë se kush je Ti dhe cfarë ke bërë Ti për shpëtimin tonë. Dhe pastaj, Perëndi, ndërsa ndajmë me të tjerët, ne lutemi, ne të përgjërohemi, ne kërkojmë, oh Perëndi, që Ti të bësh në zemrat e njerëzve, atë që bëre me Lidian. Ose kur mendojmë për njerëzit me të cilët kemi ndarë Ungjillin disa herë, në familjet tona, në lagjet tona, me kolegët tanë, por ata ende nuk kanë besuar, Perëndi, ne lutemi që Ti të bësh atë që bëre me zemrën e Lidias. Lutemi, Perëndi, që Ti të hapësh zemrat e tyre, që ata të besojnë. Na ndihmo që të vazhdojmë të flasim Ungjillin.
Unë lutem që një herë, gjatë kohës që ne flasim, Ti do të punosh për hapjen e zemrës së tyre. Dhe ne lutemi për njerëzit me të cilët nuk e kemi ndarë Ungjillin, kurrë më parë, për njerëzit që mund të takojmë sot për herë të parë, apo njerëzit që mund t’i kemi njohur prej kohësh, por që nuk e kemi ndarë Ungjillin, apo njerëzit që mund t’i takojmë në vendet ku Ungjilli nuk ka shkuar ende. Perëndi, ne e dimë që ne nuk mund të punojmë dot për hapjen e zemrës së tyre. Vetëm Ti mund ta bësh këtë. Por ne e dimë se Ti ke zgjedhur ta bësh këtë, përmes nesh, kur ndajmë Ungjillin me ta. Kështu, na ndihmo ta ndajmë Atë me besnikëri. Dhe pastaj, Perëndi, ne lutemi që Ti të tregosh fuqinë Tënde ndërsa ne flasim, duke hapur zemrat e njerëzve që ata të dëgjojnë, të besojnë dhe të shpëtohen. Perëndi, ne lutemi për njerëz të caktuar në jetën tonë, që dëshmia e Lidias, të bëhet dëshmia e tyre. Lutemi në emër të Jezusit. Amen.