Zoti është pranë teje!

Dëshira e Zotit është që ju të dini se nuk jeni kurrë vetëm.

Psalmi 139:7-10

A e gjeni ndonjëherë veten duke bërë pyetjen: “Zot, ku je?” Pasazhi i sotëm është do ju krikujtojë se Zoti është afër, edhe kur prania e Tij është e vështirë për t’u perceptuar – madje edhe kur nuk jeni të vetëdijshëm për Të.

Davidi reflekton: “Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate?” (v. 7). Duke bërë këto pyetje, Davidipo na thotë se pavarësisht se ku shkojmë, Zoti është me ne. Çfarë ngushëllimi është të kuptojmë se nuk jemi kurrë përtej mundësive të një Zoti që është plot dashamirësi, mëshirë dhe ngushëllim.

Në fakt, Ati ynë qiellor ka qënë dhe është me besimtarët çdo ditë. Ne ecim në praninë e Perëndisë së gjallë, Fryma e të cilit jeton në ne (Gjoni 14:16-17). Pavarësisht se në cilën stinë të jetës jeni – pavarësisht se sa e gjatë, e shkurtër, e dhimbshme apo e lehtë mund të jetë – Perëndia dëshiron që ju të dini se nuk jeni kurrë vetëm. Për më tepër, Ai dëshiron që ju të kujtoni se terri nuk mund ti fshehë asgjë  Atij (Psalmi 139:12). Ai e di se çfarë ndodhet para jush dhe do të jetë me ju ndërsa përballeni me të.

Perëndia ynë besnik dhe i kudondodhur është një mik që qëndron më afër se një vëlla (Fjalët e Urta 18:24). Ai kurrë nuk do t’ju lërë apo braktisë – në këtë ditë apo në ndonjë ditë tjetër.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI